Tanimë është zyrtare, Redon Xhixha është rikthyer pas tre vitesh te Tirana. Bardheblutë që po vuajnë këtë sezon në Superligë dhe mbajnë vendin e fundit, kanë prezantuar një nga goditjet më të bujshme të janarit.
Xhixha, 27-vjeçar, rigjen fanellën bardheblu tre vite pas largimit te Qarabag dhe përvojës te CR Belouizdad në Algjeri. Në 55 ndeshje me Tiranën në Superligë, Xhixha ka shënuar 32 gola dhe asistuar në shtatë raste./K.M
