Sondazhi i fundit (nga ABC News) për zgjedhjet e Tiranës tregoi se fituesi nuk është as Ogerta Manastirliu, as Florjan Binaj, as Arlind Qori. Shumica ka një votë tjetër: refuzimin.
43% e qytetarëve të Tiranës janë shprehur se refuzojnë të votojnë. Kjo tregon sesa dramatike është situata politike në vend. Shqiptarët nuk besojnë tek askush dhe kanë humbur besimin te politika. Nuk pëlqejnë askënd, sepse janë bindur që politika nuk e ka mendjen te qytetarët.
Rezultatet e sondazhit, kthyer në numër votash:
92 mijë vota – Ogerta Manastirliu
68 mijë vota – Florjan Binaj
12 mijë vota – Arlind Qori
130 mijë – Refuzoj të votoj
Dyshja Binaj-Qori, pra populli opozitar, është në kuotën e 80 mijë votave së bashku. Me fjalë të tjera, matematikisht, diferenca Pushtet-Opozitë në Tiranë aktualisht është vetëm 12 mijë vota.
Kjo tregon se opozita e bashkuar mund të prodhojë garë në Tiranë, por Qori dëmton shumë dhe i jep fitoren Partisë Socialiste. Sigurisht, mbetet për t’u parë impakti i kandidatëve të tjerë që do të garojnë. m.p.
