Last Updated on 17/02/2026 by Monika
Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim në qytetin e Krujës, u ndal te simbolika e datë së sotme, që përkon me 18-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në fjalën e tij, Berisha tha se shqiptarët ia dolën në përpjekjen e tyre ndaj luftës dhe shtypjes, duke u shndërruar në një shtet shembull për demokracinë dhe shpresën për rajonin .
“Shqiptarët ia dolën të bëjnë të mundur të pamundurën. Ia dolën me përpjekjet e tyre mbinjerëzore në luftën e tyre, që të bëjnë Kosovën të pavarur. Të mos jenë më të shtypur siç ishin dhe në këtë 18-vjetor, Kosova vjen si një shtet dhe shembull demokracie, drite, shpres për rajonin dhe shqitparëët. Pra, kthehem në ato vite, kur presidenti Ibrahijm Rugova ëprsërisste kërkesën për pavarësi. Ju them se asnjëri në kancelaritë e huaja nuk e mbështeste, por ja që ishte kauzë e drejtë. Kështu që, gëzuar edhe njeherë, datën e dytë më të rëndësishme pas Pvarësisë së Shqiëprisë”,-tha Berisha./mxh
