Last Updated on 13/09/2025 by adminfjala
Më 1 shtator 1939, Gjermania naziste pushtoi Poloninë, duke ndezur Luftën e Dytë Botërore. Dy ditë më vonë, Britania e Madhe dhe Franca shpallën luftë kundër Hitlerit. Kanadaja, si pjesë e Perandorisë Britanike, nuk u hodh menjëherë në luftë. Kryeministri kanadez Ëilliam Lyon Mackenzie King e solli çështjen në Parlament. Pas një debati të nxehtë, më 10 shtator 1939, Dhoma e Komunave votoi për të hyrë në luftë. Ishte hera e parë që Kanadaja, si shtet i pavarur, shpallte luftë vetë – në mënyrë të ndarë nga Britania.
Nga 1939 deri në 1945, Kanadaja mobilizoi rreth 1.1 milion ushtarë (nga një popullsi prej vetëm 11 milionësh). Ajo kontribuoi fuqishëm në betejat e Atlantikut, Sicilisë, Normandisë dhe në çlirimin e Holandës. Mbi 45,000 kanadezë humbën jetën, dhe rreth 55,000 u plagosën. Lufta shënoi një kthesë në historinë kanadeze: vendi doli nga konflikti me ekonomi të forcuar, identitet kombëtar më të qartë dhe me status të ri si fuqi mesatare në arenën botërore.

Historia e fotos “Me prit dhe mua, babi”
Një nga imazhet më prekëse të Luftës së Dytë Botërore lidhet pikërisht me Kanadanë. Fotografia titullohet “Wait for Me, Daddy” (në shqip: “Më prit dhe mua, babi”). Ajo u realizua më 1 tetor 1940, në qytetin Neë Ëestminster, British Columbia.
Në këtë skenë, një repart ushtarak kanadez po marshonte për të shkuar në front. Një fëmijë i vogël, Ëarren “Ëhitey” Bernard, vetëm pesë vjeç, vrapon me dorën e shtrirë drejt babait të tij, Jack Bernard, i cili po largohej bashkë me ushtarët. Nëna e djalit, me syze të zeza dhe e veshur me pallto, shihet duke e zgjatur dorën, në përpjekje për ta ndaluar djalin që të mos shkonte.
Fotografi Claude P. Dettloff i gazetës The Province e kapi momentin. Fotoja u bë një ikonë ndërkombëtare: u botua gjerësisht në gazeta, u përdor për fushata patriotike dhe u ekspozua në muret e shumë shkollave kanadeze gjatë luftës.
Historia pas fotos:
Jack Bernard mbijetoi gjatë luftës dhe u kthye në shtëpi në vitin 1945.
Ëarren Bernard, fëmija i vogël i fotos, jetoi një jetë të zakonshme, por gjithmonë u njoh në Kanada si “djalli i fotos së famshme”.
Në vitin 2014, për nder të Ditës së Veteranëve, pranë vendit ku u bë fotografia, në Neë Ëestminster, u ngrit një skulpturë bronzi që përjetëson skenën.
Kjo foto nuk është vetëm një dokument i Luftës së Dytë Botërore, por edhe një simbol i ndarjes së familjeve, i sakrificës njerëzore, dhe i shpresës për ribashkim.
Përgatiti: L.Veizi
