Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
Në verën e vitit 1950, Kanadaja lindore u përfshi nga një katastrofë natyrore që hyri në histori si zjarri i Chingana-s. Brenda pak ditësh, flakët përpinë rreth 3.2 milionë hektarë pyje, duke e kthyer zonën në një peizazh të djegur dhe të pashpresë.
Por dëmet nuk u kufizuan vetëm në pyjet kanadeze. Tymi dhe smogu që u ngritën nga zjarri, u përhapën përtej kufijve, duke kaluar në Shtetet e Bashkuara dhe duke udhëtuar me erërat e forta deri në Europën Perëndimore. Për ditë të tëra, qielli i Skocisë, Islandës, Francës dhe Hollandës mbeti i mbuluar nga një mjegull e rëndë tymi, që pengonte shikimin dhe rëndonte frymëmarrjen e banorëve.
Shkaku kryesor i kësaj fatkeqësie natyrore u konsideruan temperaturat e larta atmosferike, të shoqëruara me thatësirë të gjatë, që krijuan kushtet ideale për përhapjen e flakëve. Zjarri i Chingana-s mbetet edhe sot një nga shkatërrimet më të mëdha pyjore në historinë e kontinentit amerikan, një kujtesë e fuqisë shkatërruese të natyrës kur balanca e saj prishet.
Përgatiti: L.Veizi
