Nga ARTUR AJAZI
Sali Berisha ka zgjedhur të shtunën (24 Janarin) për tënisur nga Tirana “revolucionin blu dhe hedhjen e Ramës nga pushteti”. Estradë më të bukur dhe mëzbavitëse nuk ka. E kuptoni ju shqiptarë. Kreu iopozitës (kështu i thonë në PD) ka zgjedhur të godasë“fort dhe pa mëshirë” qeverinë të shtunën e 24 Janarit. Dhe e dini pse ? Sepse do ta justifikojë boshllëkun e protestës, me gjoja “ishte fundjavë, njerëzit u morënme punët dhe hallet e tyre”. Pas kësaj deklarate, do tëjustifikohet sërish se “njerëzit tremben nga qeveria dhebandat e saj, ndaj nuk dalin në protestën tonë”. Aq i ka lodhur, dhe aq i cfilitur mbështetësit e tij Berisha, sa qëata nuk dalin më në protesta. I ka zhgënjyer, pasi u thotë “Rama iku, u tremb, u fsheh, ne fituam”. Dhe tënesërmen, sikur nuk ka ndodhur gjë. Po ashtu ka cfilitur edhe Policinë e Shtetit, e cila detyron efektivëte saj, të rrinë në bulevard me orë të tëra, edhe pse ajostrukture ka 1001 punë më urgjente për të kryer, se protesta e PD me disa qindra mbeshtetës të mbetur. E ndersa vendi ka emergjenca të tjera, investime të nisuradhe të bitisura, plane e projekte financimi, punësimi, zhvillimi, integrimi, etj, Berisha nuk ngurron tëpengojë, nuk ngurron të shtrijë efektin e tij negativ, nëpërditshmërinë e jetës së shqiptareve. Natyrisht në 24 Janar, shqiptaret do të shfrytëzojnë fundjavën për tëdalë, apo udhëtuar e psonisur, dhe nuk kanë fare nëplan të dalin në protestën e “fuqishme” të Saliut. Tëvetmit që mbushin ato pak metra katrore në bulevard, janë ish-pushtetarët e PD, milionerët e asaj opozite, qëedhe pse 13 vjet pa pushtet, habitshëm u rriten pasuritë, u lulëzojnë bizneset, dhe u shtohen kontot bankare. Edhe kjo e shtunë e 24 Janarit, sërish do të jetë sigjithë të tjerat, si gjithë “protestat e fuqishme” të bëranga PD, me disa fjalime dhe ulurima nga podi saj, dhepastaj ca molotovë drejt shkallëve të kryeministrisë, për të treguar se “e tronditën fort regjimin”. Po është e vërtetë, Sali Berisha nuk e ka kuptuar, se po e shpie nëgreminë atë parti. Ndryshe nuk do të tallej kaq gjatë me mbështetësit e tij, apo me “500 mijë votat” siç thotë ai, që mori në 11 Maj. Ai do ta vazhdojë gjatë rrugëtimine tij në krye të asaj partie, madje derisa ti mbesë edhembështetësi i fundit nga Lapraka apo ish-Këneta e Durrësit, por nuk do të arrijë kurrë ta bëjë atë partialternativë pushteti./kb
