Last Updated on 22/11/2025 by Monika
Në 25 vite, festivali i “Këngës Magjike” ka sjellë mbi 1000 këngë për muzikën shqiptare. Këngë të paharrueshme, të ngulitura thellë në kujtesë, emocionuese, plot energji të cilat kanë kaluar ndër breza tashmë dhe të përcjellin gjithnjë të njëjtat ndjesi.
Në nder të kësaj, në skenën e Pallatit të Koncerteve, këngëtarët e kategorisë “New Artist” bëhen bashkë për të kënduar disa prej tyre.
Mbrëmja nis duke kënduar hite të artistëve më të mirë duke ngritur në këmbë gjithë sallën.
