Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit, duke nderuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se kujton jetët e humbura dhe njerëzit që u shfaqën si heronj në New York, Pennsylvania dhe Virginia.
“Nderojmë jetët e humbura, heronjtë që u shfaqën në New York, Pennsylvania dhe Virginia, si dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan” shkroi ambasada në faqen zyrtare në Facebook./k.m
