Last Updated on 20/11/2025 by Monika
Pas një takimi me zv.kryeministren Belinda Balluku që zgjati rreth 7 orë Rama ka lënë ambientet e Kryeministrisë.
Takimi nisi pak pas mesdite dhe disa orë më vonë u bashkua dhe ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Zv.kryeministrja shkoi në kryeministri pasi GJKKO caktoi masat e sigurisë për të, drejtorin e KESH dhe drejtorin e ARRSH.
GJKKO pezulloi nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Ballukun dhe caktoi masën “arrest në shtëpi” për Gnetian Gjylin dhe Erald Elezin.
Vendimi i GJKKO erdhi pas hetimeve të nisura nga SPAK për procedurat e prokurimit të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Jashtme të Tiranës.
