Last Updated on 18/06/2025 by adminfjala
Juventusi raportohet se ka rinisur bisedimet me sulmuesin Victor Osimhen. Ai shihet si lojtari ideal.
Trajneri Igor Tudor, tashmë i konfirmuar në Torino, ka kërkuar tri blerje të klasit botëror për sezonin 2025/26.
Deri tani, ish-sulmuesi i Napolit mbetet objektivi kryesor i Juventusit për sulmin. Klauzola e tij vlen 75 mln euro, por Napoli pritet të bëjë ndonjë lëshim.
Para një jave u zbulua se Osimhen kishte refuzuar një ofertë prej 30 milionë eurosh në vit nga Al-Hilal. Pse? Ai do vetëm futboll europian, jo paratë. m.p.