Last Updated on 23/12/2025 by
Kryeministri Edi Rama, si dhe ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, zhvilluan sot më 23 dhjetor një takim me përfaqësues të bizneseve, ku u diskutua për Paketën Fiskale 2026.
Kreu i qeverisë tha se përmes paqes fiskale, do të shtohet formalizimi i bizneseve dhe do të ulet tatimi. Ai u shpreh se nga nisma përfitojnë të gjitha bizneset, që nuk kanë procese gjyqësore të hapura.
“Paqja fiskale sot është ligj, pasi ishte premtim i yni në fushatë. Nga janari 2026 mund ta zbatojmë këtë nismë. Ne duam të ndërtojmë urë komunikimi të shëndetshëm mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Paqja fiskale u jep mundësi sipërmarrjeve të vetëkorrigjohen, duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara. Nisma synon të rrisë formalizimin dhe ta ulë tatimin. Ne presim një përmirësim të atmosferës së biznesit në vend. Bëhet paqe me bizneset, që nuk kanë probleme ligjore, që nuk janë në procese gjyqësore të hapura, që afektojnë legjitimitetin e të ardhurave. Gjobat, sipas periudhës shkojnë nga fshirja totale tek pagimi përmes kësteve të lehtësuara”, tha Rama./kb