Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë një mesazh për 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se “Lëvizja e Dhjetorit”, që përkujtohet sot, është një datë e bekuar kur rinia shqiptare nisi të veprojë duke rrëzuar më pas regjimin komunizmin.
“8 Dhjetori-Dita e Rinisë është data e bekuar kur rinia studentore shqiptare nisi atë që u fut në histori si “Lëvizja e Dhjetorit”, që rrëzoi komunizmin dhe solli demokracinë. Nderime përjetë atyre të rinjve guximtarë.
Sot, më 8 dhjetor, ora 11:00 tek Qyteti Studenti kremtojmë liderin e Dhjetorit, Azem Hajdarin,
dhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri”,-shkruan Berisha./K.M
