Ndonjëherë pakënaqësia nuk duket tek ajo që thua, por te gjërat që të marrin vazhdimisht energji. Ka disa gjëra që njerëzit e palumtur priren t’i mendojnë, kontrollojnë ose kërkojnë shumë më tepër seç duhet.
1. Përmirësimin e vetes
Kur çdo ditë kthehet në një tjetër projekt për t’u “rregulluar”, edhe kujdesi për veten mund të bëhet burim stresi. Përmirësimi është i dobishëm, por jo kur kthehet në mënyrë për të fajësuar veten.
2. Vëmendja e njerëzve të gabuar
Kur ke nevojë të ndihesh i vlefshëm, mund të kërkosh miratim pikërisht te njerëzit që nuk të bëjnë mirë. Pak vëmendje të mban aty, edhe kur e di se marrëdhënia po të dëmton.
3. Gjërat që nuk po ndodhin tani
Pendesa për të shkuarën dhe ankthi për të ardhmen të të largojnë nga e vetmja gjë që mund të përjetosh realisht: e tashmja. Sa më shumë kohë kalon në mendime, aq më pak je i pranishëm në jetën tënde.
4. Izolimin
Të qëndrosh vetëm mund të jetë çlodhëse, por kur e përdor vetminë për t’u fshehur nga problemet, ajo kthehet në izolim. Njerëzit e palumtur shpesh largohen pikërisht kur kanë më shumë nevojë për lidhje me të tjerët.
5. Shmangien e emocioneve negative
Trishtimi, zhgënjimi apo turpi nuk zhduken vetëm sepse përpiqesh të mos i ndjesh. T’u japësh pak hapësirë emocioneve të vështira mund të jetë më e dobishme sesa të bësh gjithçka për t’i shtypur.
6. Të qenit i pëlqyer
Kur përpiqesh vazhdimisht të jesh ai që të tjerët duan, humbet pak nga pak kontaktin me veten. Të ndryshosh personalitetin vetëm për t’u pranuar mund të dëmtojë besimin që ke te vetja.
7. Suksesin
Kur vlera jote varet nga arritjet, nuk ka kurrë një pikë ku ndihesh mjaftueshëm mirë. Arrin një qëllim, ndihesh mirë për pak dhe menjëherë kërkon tjetrin.
8. Kontrollin e gjithçkaje
Ndryshimi është i pashmangshëm, por njerëzit e palumtur mund të shpenzojnë shumë energji duke u përpjekur ta kontrollojnë. Kur nuk mund të kontrollojnë veten, shpesh përpiqen të kontrollojnë gjithçka rreth tyre.
9. “Gjëja” që do t’i bëjë më në fund të lumtur
“Do të jem i lumtur kur…” është një kurth i zakonshëm. Nëse gjithë lumturinë e lidh me një arritje, marrëdhënie apo ndryshim të vetëm, rrezikon të shtysh vazhdimisht momentin kur lejon veten të ndihesh mirë./mxh
