Qeveria miraton shpërblime për gardistët: Deri në 3 paga mujore për performancë të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria miratoi dje vendimin që përcakton kriteret për shpërblimin e gardistëve deri në 3 paga mujore neto në vit për rezultatet e arritura gjatë kryerjes së detyrës që ka të bëjë me sigurinë e personaliteteve apo objekteve të rëndësishme.

“Punonjësi i Gardës së Republikës përfiton në vit një shpërblim deri në masën e 3 (tri) pagave mujore neto për rezultate të larta të arritura gjatë kryerjes së detyrës”, qartësohet në vendim ku shpjegohen rastet specifike kur dhe sa jepet. Në vendimin e sotëm të qeverisë parashikohen 4 raste kur gardisti mund të marrë shpërblim të barazvlefshëm me 1 pagë mujore, 2 deri në 3 paga mujore neto në vit.

Masa e shpërblimit jepet e përshkallëzuar sipas klasifikimit: Konkretisht: Kur gardisti pëson dëmtime shëndetësore gjatë shërbimit për sigurimin e personaliteteve apo të objekteve në ruajtje, duke përfshirë raste, si: sulme të dhunshme, aksidente gjatë detyrës ose situata emergjente, që shkaktojnë paaftësi të përkohshme në punë për më shumë se 14 (katërmbëdhjetë) ditë kalendarike jepen 3 (tri) paga mujore neto në vit Kur gardisti parandalon një incident të rëndë apo përpjekje për dëmtim fizik të personaliteteve me masa konkrete dhe ndërhyrje të menjëhershme I jepen 2 paga mujore në vit.

Po kaq, 2 paga mujore, shpërblehen edhe gardistët që kryejnë shërbime për sigurinë e personaliteteve dhe të objekteve në kushte të rrezikshme, si: gjatë protestave masive, kërcënimeve terroriste të konfirmuara, situatave të tensionuara me rrezik ose detyra të përshkallëzuara papritur, që kërkojnë vigjilencë të lartë dhe aftësi të shpejta reagimi.

Ndërsa kur gardisti kryen detyra sigurie në aktivitete madhore, ku marrin pjesë më shumë se 10 (dhjetë) personalitete të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare, si: samite të nivelit të lartë, takime ndërkombëtare ose ceremoni shtetërore me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare shpërblimi është me 1 pagë mujore.

Lexo edhe :  Krijimi i Shtetit Bektashi, Rama: Një Status i ngjashëm me atë të Vatikanit

Në vendim është parashikuar dhe dhënia e ndihmës së menjëhershme financiare, në rast të dëmtimit të rëndë të pronës private për shkak të detyrës.

Ky përfitim financiar do të bazohet në aktet e vlerësimit të dëmit por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë. Gjithashtu është e parashikuar shpërblim dhe në raste fatkeqësish familjare si vdekja e prindit në ngarkim, e bashkëshortit/bashkëshortes apo e fëmijës./S.M

Të fundit

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta drejtuar atij. Pyetjes së moderators së...

Lajme të tjera

Web TV