Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka prezantuar portretin e saj zyrtar, më shumë se katër vite pasi u tërhoq nga politika, duke mbyllur një epokë 16-vjeçare në drejtimin e Gjermanisë, ekonomisë më të madhe në Evropë.
Ceremonia u mbajt në Muzeun Historik Bode në Berlin, ku Merkel foli me humor për procesin e realizimit të pikturës nga artisti franko-gjerman Jérémie Queyras.
“Ishte një aventurë e vogël”, u shpreh ajo, duke shtuar se “në fund të fundit, ka një hendek prej më shumë se 40 vitesh mes nesh”, duke iu referuar diferencës në moshë me artistin.
Portreti do të qëndrojë i ekspozuar në Muzeun Bode nga 1 korriku deri më 4 tetor. Më pas, ai do të zhvendoset në Kancelarinë Federale Gjermane, ku do t’i bashkohet galerisë zyrtare të portreteve të ish-kancelarëve.
Me këtë ekspozim, Angela Merkel bëhet gruaja e parë që zë vend në këtë galeri historike, ku deri më tani janë ekspozuar vetëm portretet e paraardhësve të saj meshkuj./mxh
