Raporti/ Edhe Venecia mban në “ajër” Xhaçkën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Venecias publikoi dje raportin në lidhje me mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka. Në konkluzion thuhet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme por jo të diktojnë votën. Terminologjia jashtëzakonisht teknike e përdorur në vendimin e Komisionit të Venecias po krijon interpretime të ndryshme midis shumicës dhe opozitës.

Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin e saj për çështjen e mandatin të deputetes Olta Xhaçka, duke theksuar se Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtonte këtë rast edhe pa autorizimin e Kuvendit. Në një dokument prej 15 faqesh, Komisioni argumenton se në rastet kur Gjykata Kushtetuese kërkon autorizim nga Kuvendi, nuk mund të diktojë mënyrën si duhet të votojnë deputetët. Raporti thekson se Kushtetuta mund të përjashtojë disa çështje nga votimi parlamentar, por nëse një çështje përfshihet në kompetencën e Kuvendit, deputetët duhet të jenë të lirë të votojnë sipas bindjes së tyre. Vendime të tilla nuk duhet të kushtëzohen nga ndonjë autoritet tjetër, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

A Gaboi Gjykata Kushtetuese? 

Rasti i deputetes Xhaçka ka nxjerrë në pah një debat më të gjerë mbi kufijtë e kompetencave ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit. Socialistët i kërkuan Komisionit të Venecias një opinion për të sqaruar nëse Gjykata Kushtetuese kishte të drejtë të detyronte Kuvendin të votonte për një çështje specifike në një mënyrë të caktuar. Sipas Komisionit të Venecias, Kuvendi është i detyruar të ndryshojë një vendim të tij, nëse ai gjykohet nga Gjykata si i papajtueshëm me Kushtetutën. Por Gjykata nuk ka të drejtë të udhëzojë Kuvendin si të votojë. Në këtë kontekst, Komisioni vlerëson se Gjykata Kushtetuese ka gabuar kur kërkoi që Kuvendi të votonte në mënyrë të caktuar në çështjen e ankimuar nga deputeti Gazmend Bardhi. Komisioni i Venecias saktëson se kur një vendim i Gjykatës Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim për Kuvendin, ky i fundit duhet të votojë vetëm për çështjet e përcaktuara nga Gjykata, por jo për mundësinë e rikthimit të çështjes në Gjykatë. Vendimet e Gjykatës duhet të jenë të zbatueshme direkt dhe jo të ndikojnë mënyrën si deputetët e ushtrojnë votën e tyre. Raporti analizon gjithashtu standardet ndërkombëtare për çështjet e papajtueshmërisë dhe kompetencat e organeve legjislative e gjyqësore. Ai nënvizon se ndarja e pushteteve imponon që individët të mos mbajnë funksione të papajtueshme njëkohësisht, për të garantuar integritetin e institucioneve shtetërore. Në shumicën e rasteve, situata të tilla zgjidhen nga vetë individët përmes dorëheqjes nga njëri prej funksioneve. Nëse kjo nuk ndodh, pasoja tipike është humbja e mandatit. Komisioni evidenton se praktikat ndryshojnë nga një vend në tjetrin, dhe disa shtete u japin organeve politike kompetenca për të shqyrtuar papajtueshmërinë, ndërsa të tjera i delegojnë këto çështje gjykatave. Komisioni i Venecias përfundon se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen nga të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë Kuvendin, pa u kushtëzuar nga shumica parlamentare. Parlamenti duhet të votojë brenda kufijve të përcaktuar nga Gjykata dhe të mos ndikohet në mënyrën si ushtrohet vota e tij. Ky opinion përforcon rëndësinë e balancës ndërmjet pushteteve dhe nënvizon se Gjykata Kushtetuese duhet të përmbahet nga tejkalimi i kompetencave të saj në vendimmarrje. Në rastin e deputetes Olta Xhaçka, Komisioni vlerëson se dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të ishin kushtëzuar nga një votim në Kuvend.

Të fundit

Duke pritur Parashqevi Simakun

Nga Spartak Ngjela Askush nuk e di historinë reale të këngëtares. (Ngjarjet abstrakte me një personazh publik, krijojnë romane popullorë në...

‘Mamaja më dha 2 dhoma kur ngela shtatzënë’/ Kryemadhi: Unë dhe Iliri ishim…

Pas vendimit të Apelit të GJKKO për sekuestron e vilës së saj dhe mamasë, Fatime kryemadhi, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj për mediat,...

Gazetari Roland Qafoku promovon librin “100 personalitetet më të spikatura të Skraparit”

Dy ditë më parë gazetari Roland Qafoku promovoi në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit librin e tij "100 personalitetet më të spikatura...

Trondit me rrëfimin e saj Parashqevi Simaku: Nuk kam fjetur në krevat prej 10 vjetësh!

Dhjetë vjet rresht pa fjetur në krevat, por jashtë, në mjedise të sajuara. Kjo është historia e dhimbshme e yllit të këngës shqiptare, Parashqevi...

Shifrat/ Turizmi rrit shitjet e tregtisë me pakicë

Turizmi është transformuar në një motor të rëndësishëm për ekonominë shqiptare duke vënë në lëvizje pothuajse të gjithë sektorët. Të dhënat e Instat tregojnë se...

Lajme të tjera

Web TV