Last Updated on 11/12/2024 by adminfjala
Ish-kryeministri Sali Berisha në takim me drejtues politik të PD-së u kërkoi që përgjatë muajve të fushatës të trokasin derë më derë, duke kërkuar votën për opozitën dhe tërhequr persona me ndikim në shoqëri dhe inteketualë. Gjithashtu Berisha udhëzoi të tijët që të ndiqet modeli i Trump në fushatë.
Kryetari i PD Sali Berisha, në fjalën e tij të mbajtur pasditen e djeshme me përfaqësues të grupeve të punës në Partinë Demokratike për Tiranën, ka dhënë udhëzime për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 2025. Ai u ka kërkuar që të behët fushatë intensive duke trokitur derë më derë ne takim me qytetarët. Gjithashtu ka kërkuar që në çdo zonë të vendit të kontaktohen intelektualë dhe persona me ndikim në vendet ku jetojnë. Berisha theksoi se duhet që të riparohet çdo gabim që mund të jetë bërë. Ai tha se sidomos takimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është tepër i rëndësishëm. Sipas Berishës, edhe Trump në SHBA fitoi, pasi njerëzit e tij takuan amerikanët derë më derë. “Ra Damasku, ra Assadi. Bie Tirana, bie Rama. Ju takon të riparoni çdo gabim që mund të jetë bërë kur është krijuar grupi elektoral dhe të përfshini personalitete, anëtarë, mbështetës tanë, influentë në zonat tona, që të jemi sa më përfaqësues dhe sa më të fortë në këtë betejë. Kjo është beteja më e rëndësishme e Partisë Demokratike. Kjo betejë kërkon që ne pa ndërprerë të trokasim në dyert e qytetarëve të Tiranës, të lëvizim në rrugët e kryeqytetit. Të takohen njerëzit derë më derë. Takimi i drejtpërdrejtë me qytetarët është shumë e rëndësishëm. Edhe Donald Trump në SHBA fitoi pas një fushate të takimeve intensive me shtetasit amerikanë”, tha Berisha.
Berisha i frymëzuar nga Trump
Jo rastësisht në çdo dalje publike kreu I PD-së merr si shembull suksesin e Donald Trump në fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Sipas Berishës, edhe atje sondazhet tregonin se kandidatja demokrate Kamala Harris ishte në avantazh. Po ashtu Trump kishte edhe mediat kundër. Ka një faktor i provuar në të gjitha kohërat si faktor suksesi dhe kjo është takimi me njerëzit. “Kanë rëndësi të gjitha të tjerat, por në raste të caktuara, psh po të ishte për mediat Kamala Harris fitonte me 80 % garën me Presidentin Trump. Por fitimtarët e fituan me takime intenisve me qytetarët amerikane. Nuk u ankuan, shumë të rralla ankesat, megjithëse mediat në tërësi ishin kundër tyre. Pse unë marr shembull? Duhet të jemi të vetëdijshëm, për të gjitha ata që ndjekin fushatën elektorale, fushata elektorale që prin në botë me risitë e veta është fushata presidenciale e SHBA”, tha ndër të tjera Berisha. Trampizmi brenda PD-së shihet si shpresë që në zgjedhjet e ardhshme opozita të triufojë. Artikulimi se administrata Trump do të rishikojë çështjen “non grata” të Berishës po artikulohet dendur. Berisha u sanksionua “non grata” bashkë me familjen në maj të vitit 2021 me akuzën: “korrupsion masiv dhe minues I demokracisë”. Berisha e kundërshtoi këtë sanksion, duke tentuar hapjen e një procesi gjyqësor në një vend “neutral” si Franca, por deri më tani nuk ka një proces të hapur. Një vit më parë Berisha do të rëndohej dyfish, por këtë herë nga drejtësia shqiptare. Prokoria Speciale SPAK e akuzon për “korrupsion pasiv, të kryes në bashkëpunim”. Ai dyshohet se ka ndikuar në privatizimin dhe më pas zhvillimin e ish-kompleksit Sportiv Partizani për llogari të dhëndrit Jamarbër Malltezi. Megjithatë këto probleme, nën akuzë në Shqipëri dhe me sanksione në SHBA, në PD një pjesë e drejtuesve dhe elektoratit kanë bindje se administrate e re e SHBA-ve nën drejtimin e Trmp do e rishikojë çështjen “non grata” të Berishës dhe se do të lobohet që ky sanksion ti hiqet.