“E dinim që do ishte e vështirë”/ Sylvinho: Përballja me Serbinë? Jemi profesionistë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka thënë fjalët e tij lidhur me shortin që rezervoi fatet e skuadrës së tij për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Për teknikun brazilian, grupi në të cilin u shortua Shqipëria është i vështirë, teksa foli dhe për atë që quhet dueli i Ballkanit përballë Serbisë.

E dinim që do të ishte e vështirë. Për ne çdo ndeshje do të jetë si finale. Kemi një ëndërr, duam që të shkojmë përpara. Përballja me Serbinë? Do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat. E dimë historinë, por ne jemi profesionistë dhe mendojmë vetëm për futbollin. Jemi për të luajtur futboll dhe mendojmë vetëm për futbollin. Nuk është e lehtë që të bësh llogari. Ne duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë që të jetë e mundur, më shumë se kundërshtarët, që të mund të kualifikohemi”, tha trajneri në prononcimin e shkurtër.

/E.S

Të fundit

Legjenda Zanetti bekon yllin e Interit: Fiton Champions dhe ‘Topin e Artë’

Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe aktualisht zëvendëspresident i klubit, ka shprehur ëndrrën e tij për një kalim simbolik...

FOTO: Rama parashikon mandatet e PS, shifrat e tij janë befasi totale para 11 majit

Njësoj si katër vjet më parë dhe në të njëjtën vend, kryeministri Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”, ku ka parashikuar rezultatin e...

Diaspora në rrezik, Jozefina Topalli thotë se “po bëhet manipulim masiv me votat”

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli denoncoi sërish votat e diasporës në Greqi. Ajo i kërkoi KQZ që zarfat e Greqisë të mos...

Problemet me Greqinë, KQZ kërkesë kompanisë postare: Na informoni për 9 çështje…

Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, vështirësitë me votën e diasporës mbeten të pranishme, sidomos përsa i përket çështjes së zarfave në Greqi. Komisioni...

Fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës/ Rama pret Behgjet Pacollin: Syri i keq plasi…

Fluturimi i parë certifikues ka realizuar një moment të rëndësishëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli zbriti në pistën e këtij...

Lajme të tjera

Web TV