Janë mbyllur pjesët e para, në dy ndeshjet e Kategorisë Superiore, të vlefshme për javën e dytë.
Vllaznia po fiton 1-0 ndaj Elbasanit. Vendos një gol i shënuar nga Murataj në minutën e 18-të, pas një asisti të marrë nga Balaj.
Ky i fundit më herët, u ndal nga tranversa, që i mohoi supergolin.
Në duelin tjetër, Laçi po fiton 1-0 ndaj Partizanit, falë një supergoli të shënuar nga Stiven Bibo në startin e sfidës.
Në fund të pjesës së parë, Partizani mbeti me 10 lojtarë, pasi Marku u ndëshkua me të kuq./mxh
