Last Updated on 13/12/2024 by adminfjala
Kreu i PD-së, zbuloi se planifikon që të bllokojë qarkullimin jo më vetëm në qendër të qytetit, por edhe më gjerë.
Kreu i Partisë Demokrati, Sali Berisha ka paralajmëruar paralizim total të kryeqytetit në protestën e thirrur prej tij më datë 23 dhjetor.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ai deklaroi se më 23 dhjetor, ora 17:00, Tirana do të njohë mosbindjen civile më të fuqishme ka parë ndonjëherë.
“Në 23 dhjetor ora 17:00 kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë. Mbarë Bota mezi e pret këtë mosbindje civile. E kanë mirëpritur kudo në Botë. Ne i jemi mirënjohës mediave ndërkombëtare që kanë pasqyruar protestat tona. Ka gazetarë që kanë humbur vende pune ose janë kërcënuar me humbjen e vendeve të punës për shkrimet që kanë bërë.
Mirënjohja jonë është e pakufishme ndaj tyre. Mediat e Botës i paraqesin me pasion protestat tona, sepse janë anti-diktaturë, janë për liri”, deklaroi Berisha.
Më tej kreu i PD-së, zbuloi edhe një nga planet e protestës, duke theksuar se planifikon që të bllokojë qarkullimin jo më vetëm në qendër të qytetit, por edhe më gjerë.
“Nga Qafë Priska deri në Vorë duhet ta bllokojmë Tiranën në të gjitha drejtimet. Jam i bindur se ju do të mobilizoni të gjitha potencialet që keni në këtë mosbindje civile”, tha Berisha/ S,M