Pendesa e thellë e Berishës pse kërkoi votën e emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Pra, ky që pretendonte se kishte vota në diasporë, tani po na thotë se vota nuk ka, por ka disa banditë që mund t’i sulmojë nëse shkon të kërkosh vota.

Kjo histori e Berishës me votën e diasporës është nga ato raste kur përpjekja për të luajtur blofin të kthehet në një mallkim.

Berisha kishte kaq kohë që për të justifikuar humbjet e tij brenda vendit, ankohej se shqiptarët e opozitës kishin ikur në diasporë, ndaj ai nuk fitonte.

Ai bënte sikur kërkonte votën e diasporës, e cila, sipas tij, “do të përmbyste regjimin e Tiranës”. Socialistët e morën seriozisht këtë angazhim dhe po e bëjnë realitet.

Tani, kur sheh që socialistët mbushin sallat në Perëndim dhe kanë një organizim perfekt për identifikimin e votuesve të tyre dhe ndërtimin e infrastrukturës se si do të votojnë, e ka kapur paniku.

Befas ka parë që diaspora po kthehet në një bastion të Edi Ramës. Për këtë arsye, ai ka dhënë kushtrimin: Të protestohet para ambasadave tona në Perëndim, të qëllohen me gurë dhe të ushtrohet dhunë ndaj çdo aktiviteti të socialistëve jashtë vendit.

Pra, ky që pretendonte se kishte vota në diasporë, tani po na thotë se vota nuk ka, por ka disa banditë që mund t’i sulmojë nëse shkon të kërkosh vota.

E gjithë kjo fushatë dëshpëruese e tij, me njerëz që i fut në salla për të prishur takime, apo thirrje për të sulmuar Ambasadat e shtetit shqiptar në Perëndim, është thjesht shprehje e pendesës së thellë që ai ka pse kërkoi votën e diasporës.

Tani që e pa që nuk e ka votën e diasporës – madje ajo mund t’i bëjë gjëmën, duke e çuar në një minimum historik në raport me PS-në – po bën thirrje për dhunë dhe sulme ndaj partisë kundërshtare.

Lexo edhe :  Shëndeti i trurit, do Zoti nuk na ikin mend

Pak a shumë si enveristët e vitit 1991 që bënin antimitingje nëpër qytete. Por të paktën ata nuk ishin të dhunshëm; vetëm portretet e Enverit tundnin në duar.

Ky shpreson se, duke organizuar banda për të penguar tubimet në diasporë, do të pengojë votën e diasporës, të cilën aq shumë e kërkoi për të zezën e vet.

Me këtë që bën, vetëm sa rrit vëmendjen e diasporës për të votuar kundër tij, i cili, pasi ua bëri Shqipërinë të mërzitshme, tani po i përndjek edhe në emigracion. Si një mallkim që u vjen nga vendi i tyre./   S,M

Të fundit

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Agim Troci, heroi i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijë e të moshuar mes flakëve në Delvinë ka rrëfyer momentet e tmerrit. Shefi i...

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Lajme të tjera

Web TV