Çmimi për prodhuesit e energjisë/ Caktohet vlera për vitin 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet për vitin që vjen, ndërkohë që vlera ka mbetur e pandryshuar me atë që ishte edhe gjatë vitit 2024.

Sipas formulës së miratuar dhe legjislacionit në fuqi, ky është çmimi maksimal, që mund të aplikohet për këta prodhues energjie, ndërkohë që sipas anëtarëve të bordit të ERE-s ky çmim garanton qëndrueshmërinë e tyre.

Vendimi i qeverisë që përcakton metodologjinë e caktimit të çmimit, vendos edhe tavanin që mund të aplikohet në këto raste. Deri në mesin e shkurtit të vitit që kaloi çmimi tavan ishte 8.5 lekë/ kWh, por ai u ndryshua përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave, duke u rritur në 10 lekë/ kWh. Te prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike futen centralet me fuqi të instaluar deri në 15 MW./   S.M

Të fundit

“U çakordova fare”/ Çfarë ndodhi me Kiarën në skenën e “Portokalli”?

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e...

“Do ta çojë botën në kaos”, vullkani që pritet të shpërthejë pranë Shqipërisë

Një seri e pandalshme tërmetesh që janë regjistruar pranë Campi Flegrei pranë Napolit, ku kohë më parë ka qenë një vullkan në Itali, ka...

Shpërthimi në Fushë-Krujë, reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk u cenua jeta e të dënuarve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur një natë më parë në burgun e Fushë-Krujës. Në reagim thuhet se shpërthimi...

Gjërat që njerëzit me IQ të lartë bëjnë sikur i pëlqejnë, por në fakt i urrejnë

Të jesh shumë inteligjent nuk do të thotë që gëzon çdo situatë që shoqëria e konsideron “elitare” apo “intelektuale”. Njerëzit me IQ (koefiçent inteligjence)...

Ferri im

Nga Edison Ypi Jam i sëmurë me grip. Unë dy metra burrë po ndeshem dhëmbë për dhëmbë me një virus që mezi duket me mikroskop....

Lajme të tjera

Web TV