14 vite nga liberalizimi i vizave me BE/ Basha: Misioni i radhës, heqja e vizave me SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, kujtoi 14 vjetorin e liberalizimit të vizave dhe realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për lëvizjen pa viza në BE.

Me anë të një postimi në Facebook, ditën e sotme Basha shkruan se misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të.

Ai thekson se kjo mund të realizohet duke luftuar korrupsionin dhe krimin dhe me një qeveri që krijon mirëqenie për shqiptarët dhe jo për një grusht politikanësh.

’14 vjet më parë, mundi, sakrifica dhe dëshira e shqiptarëve u bë realitet falë një pune me përkushtim dhe dashuri për vendin tonë. Shqiptarët nisën të lëvizin pa viza, të bashkohen me familjarët e tyre dhe të trajtohen si qytetarë me dinjitet në gjithë Europën. Sot, një tjetër mision është përpara nesh: liberalizimi i vizave me SHBA-në, aleatin dhe partnerin tonë strategjik. Ashtu siç bëmë realitet lëvizjen e lirë në BE, ne mund t’ia dalim të bëjmë realitet heqjen e vizave me SHBA-në.

Ky është angazhimi dhe përkushtimi ynë, që mund ta realizojmë si një vend që lufton korrupsionin dhe nuk bashkëjeton me të, që lufton krimin dhe nuk bashkëqeveris me të, që krijon mirëqenie për shqiptarët dhe jo për një grusht politikanësh, dhe që interesave të qytetarëve nuk u mbivendos interesat personale’, shkruan Basha./e.t

Të fundit

Ndërtimi i ujësjellësit në Tragjas, reagon Rama: Projekti nuk paraqet asnjë kërcënim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin e ujësjellësit në Tragjas të Vlorës, që ka nxitur shumë reagime,...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja sa pritet të arrijnë temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe...

Këmbimi valutor 6 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91.6 lekë dhe do shitet me 93. 5...

Ndërsa republikanët duartrokitën, fjalimi i Trumpit në Kongres tregoi ndarjen në SHBA

Presidenti vazhdon të jetë i etur për mallkim, por vetëpërçmimi dhe modestia nuk gjendeshin askund në adresën e tij   Lloyd Green   Donald Trump është i zënë...

Festat e Marsit, nga mësuesit dhe gratë te ballokumet dhe ashuret

Nga Leonard Veizi   Muaji mars është një periudhë simbolike për shqiptarët, pasi sjell me vete katër festa të rëndësishme që pasqyrojnë vlerat e shoqërisë sonë:...

Lajme të tjera

Web TV