Revolucioni hungarez i BE që ‘shpëtoi’ Shqipërinë, por jo vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Kryeministri shqiptar Edi Rama, do të jetë në Samitin e krerëve të Shteteve të BE-së, në një record që sipas gjasave nuk e ka menduar.

Për gjashtë muaj gjatë një mandate presidence të Hungarisë, Shqipëria jo vetëm ka kaluar kufirin kritik të konfrencës për kapitujt, por shpreson të mbyllë “Matematikë, Fizikë, Kimi, me një profesor”.

Është realisht një revolucion politik brenda BE-së që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Bashkimi Europian sot jo vetëm që nuk është Holanda e Danimarka, por as Gjermania e Franca, që tragjikisht ndodhen në situatën më të rëndë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Sot BE është një klub tjetër, një skuadër më shumë “lindore” sesa perëndimore, ku lindorët janë pak a shumë më shumë atlantikë, pore dhe me një lidhje me rusët. Që në fund të fundit kështu kanë qenë edhe gjermanët.

Viktor Orban, i ka dhënë presidencës europiane një fuqi aq të madhe sa ka trazuar ujrat jo vetëm në Bruksel, por edhe në Berlin e Paris.

Orban, përveç relacionit të afërt me Moskën e Pekinin, i ka përshpejtuar procedurat për Ballkanin, por edhe për marrëdhëniet me të gjithë vendet e tjera të BE, për të cilat shtetet themeluese ende pas 34 vjetësh i quajnë “demokraci të brishta” pa asnjë logjikë, kur vetë Europa në vitet 70 të shekullit 20 pra pas 30 vjetësh nga Lufta e Dytë, e ka konsideruar veten si ajkë e kontinentit.

Ende sot Perëndimorët i quajnë vendet anëtare të BE-së nga Lindja si demokraci të brishta. Një fabul pa asnjë logjikë, pasi vetë vendet e BE-së, janë të ndarë në interest e ngushta, ku gjeopolitika e Francës dhe Gjermanisë nuk shkon në Shqipëri sepse ata kërkojnë kolonnitë e vjetra apo vendet e furnizimit të lëndës së parë.

Lexo edhe :  Qetësi e brishtë në Ballkan

E sot, ka vende si Hungaria, Polonia, Rumania e Bullgaria që janë krejt të kundërta me interesat e perceptimit të shteteve themeluese të BE-së, të cilat i shohin me racizëm të tjerët thjesht sepse janë në logjikën perandorake.

Sot Europa e revolucionit hungarez që në vitin 1954 ishte kundër Bashkimit Sovjetik, shikon një realitet të ri, i cili nuk ka asnjë axhendë me Francën e Gjermaninë, por mund të gjejë lidhe me Italinë e Poloninë. Ndërkohë që më të gjithë Europën Lindore e Ballkanin, e kupton më mirë sesa Parisi, Berlini e Amsterdami.

E kjo vjen nga një lidhje e vjetër e asaj Europe që ka qenë që në mesjetë e ndryshme me Parisin e Berlinin.//   S,M

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV