Alarmi në shkolla/ Drejtori: Të denoncohen nxënësit problematikë, prindërit neglizhojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata në shkolla vazhdon të jetë alarmante, pas ngjarjeve të fundit ku humbi jetën një 14 vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë.

Lidhur me progresin gjithnjë e në rritje të këtij fenomeni shqetësues, ka reaguar drejtuesja e Prokurorisë së Lezhës, Denisa Perdja, e cila është e vetëdijshme mbi çdo rrezik që paralajmërohet në ambjentet shkollore si dhe për të paktat raste që denoncohen për nxënës problematikë të cilët paraqiten në këto mjedise me armë të ftohta dhe lëndë narkotike.

“Ka një rritje të kriminalitetit, sipas statistikave të viteve të mëparshme për çështjet për të mitur, që kanë të bëjnë me tregtimin e lëndëve narkotike, mbatjtjen e thikave, dorezave, drejtim mjeti pa patente. E para është parandalimi, shumë pak referime bëhen në prokurori nga policia, drejtuesit e shkollës, punonjësit sociale. Nëse në një shkollë dihet se konsumohet lëndë narkotike, duhet të referohet në polici dhe prokurori”, tha Denisa Perdja, drejtuese e Akuzës.

Drejtuesit e shkollave duhet të denoncojnë në polici nxënësit problematikë, thanë zyrtarët lokalë të bashkisë e prefekturës së Lezhes.

“Duhet të evidentohen rastet, kush janë fëmijët problematikë. Çfarë familje kanë? Që mbajnë mjete të paligjshme? Duhet te jene ne fokusin e mesuesit!”, tha Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës.

Por topi s’duhet të mbetet në portën e shkollës, shtuan më tej drejtuesit e arsimit, të cilët e drejtojnë gishtin tek prindërit që në shumë raate janë të papërgjegjshëm për kujdesin që tregojnë ndaj fëmijëve.

“Ju lutem më vjen keq ta them por prindërit kanë heq dorë nga fëmijët. Mësuesi e lajmëron për problematikën dhe prindi thotë kush je ti që më shqetëson?”, tha Bardh Dedgjonaj, drejtor i nje shkolle në Lezhë.

Lexo edhe :  Si të përfitohen 2 pensione? Drejtuesi i ISSH shpjegon përfitimet për emigrantët në Itali

Po kështu ka mungesa të stafit dhe infrastrukturës! Aktualisht në të gjitha shkollat e bashkisë së Lezhës janë vetëm 3 oficerë sigurie, ndërsa mungojnë kamerat.

“Sot bashkia Lezhe ne shkollat e vete ka 14 psikolog dhe 4 punetore sociale dhe vetem 3 roje sigurie. Por nga viti tjeter Lezhës do ti shtohen dhe 5 oficerë sigurie”, u shpreh drejtori i Arsimit.

Problematikat u evidentuan gjatë mbledhjes së Këshillit Vendor të Sigurisë Sigurisë Publike, që drejtohet nga kryebashkiaku i Lezhës.

/E.S

Të fundit

Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…

Në emisionin “Opinion” dje u fol për disa nga vrasjet më të çuditshme dhe se si u zgjidhën ato. Nga...

Jo vetëm Kina dhe Koreja e Veriut, ja shteti i ri ku Putini po rekruton ushtarë

Raportohet se Rusia po përpiqet ta përfshijë Laosin në luftën në Ukrainë. Nën pretekstin e bashkëpunimit humanitar, Moska thuhet se është gati të organizojë...

Rastet e fruthit në SHBA arrijnë nivelin më të lartë në 33 vite

Numri i rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1,277 që nga e premtja, duke shënuar nivelin më të lartë që...

Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dhuroi ish-presidentit Donald Trump një letër nominimi për Çmimin Nobel...

Opozita ka ik me pushime në plazh/ Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu bindjen se zgjedhjet e pjesshme për katër bashki të vendit, do të zhvillohen në muajin gusht. Sipas tij...

Lajme të tjera

Web TV