Falja e gjobave, kush janë kategoritë që përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ditën e djeshme u diskutua projekligji i cili fal gjobat e vendosura nga janari i vitit 2014 deri në nëntor të këtij viti. Kryesisht përfitojnë faljen të dënuarit për ndërtim të paligjshëm në zonat rurale. Opozita e quan nismë të PS-së me qëllim sigurimin e votave në zgjedhjet e 11 majit të vitit të ardhshëm.

Në një nga punimet e seancave parlamentare, në debatin e 5 dhjetorit mes PS dhe PD, u mësua se mazhoranca kishte depozituar një projektligj për anullimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara, të vendosura, nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024 në zonat rurale, nga disa inspektoriate në vend dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Partia Demokratike pretendoi se nuk ishte në dijeni të këtij propozimi dhe se drafti po sillej me procedurë të përshpejtuar kur mbeten edhe pak muaj nga zgjedhjet.

Debati mbi projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste ka të bëjë me disa aspekte të rëndësishme ligjore, politike dhe morale, që lidhen pikërisht me masat administrative të vendosura nga autoritetet ndër vite. Ditën e djeshme ky draft është diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Deputeti i PS-së Erin Braçe mbrojti këtë draft ditën e djeshme duke e cilësuar si të drejtë dhe se nga ky projektligj përfitojnë shumë individë, sidomos në zonat rurale të cilët janë dënuar me masë administrative gjobë për “ndërtim të paligjshëm”. Deputeti Braçe shpjegoi se ishte e domosdoshme vendosja e kontrollit në territor gjatë vitit 2014, kurse tani është ngritur një grup pune, i cili punoi gjatë për të hartuar një politikë të tillë. “Në 2014 ishte e domosdoshme vendosja e kontrollit mbi territor, vendimet që rregullonin vlejtën për atë periudhë dhe qëllimin për të cilën u ndërmorën, pra kontrolli mbi territorin.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, u ndërmorën rregullime të tjera, që u bënë më të ashpra veçanërisht në aspektin e mbrojtjes së ndërtimeve, që ishin bërë në fshat, veçanërisht në konstruksionin e ndërtimit të tyre. Sot që flasim, punime për të cilat kërkohej leje ndërtimi, ndërtoheshin pa leje për shkak të kostove që implikonte leja e ndërtimit, sot janë ‘free’ (të lira).

Lexo edhe :  Ribashkimi i demokratëve/ Topalli: Iu desh kohë të kuptonin që parimet peshojnë më shumë

Duke filluar si ajo që ka të bëjë me çatitë e pashfrytëzueshme që përmirësojnë kushtet e ndërtesës. Sot janë pa njoftim dhe pa leje ndërtimi. Ti mund ta ndërtosh një çati të pashfrytëzueshme vete mi bazë të një projekti standard. Si ky proces pune në ndërtimtari në zona rurale, janë një seri tjera si avllia pa themel, punime të brendshme, punime në fasadë”, shpjegoi ligjvënësi.

Teksa më tej shpjegoi edhe arsyet se përse ato gjoba duhen falur në këto momente, teksa sugjeroi të njëjtën gjë edhe për ndërtimet me qëllime strehimi individuale në qytet. “Ne jemi pro anulimit të masave të vendosura për këto procese pune, kur nuk merrej leja e ndërtimit gjobiteshin qytetarët.

Ky lehtësim që kemi bërë në procedura me fokus fshatin, tashmë të reflektohet edhe te anulimi i masave administrative nga 1 janari i 2015, përfshirë periudhën e tërmetit dhe deri në 30 nëntor 2024. Anulimin e këtyre masave administrative. Edhe për ndërtime me qëllim strehimi individual në zonat urbane, jo për pallate, shtesa pallatesh, lartësi, por për qëllime strehimi individual edhe në zonat urbane.

E gjykoni ju, besoj se kolegët e kanë këtë sensibilitet”, tha Braçe. Shpjegime u dha para deputetëve të komisionit edhe për kërkesën e faljes së masave administrative për periudhën e pandemisë Covid-19. Braçe theksoi se: “Elementi dy janë masat administrative të vendosura gjatë pandemisë dhe që nuk janë ekzekutuar deri më sot.

Janë vendosur në referencë të rregullimeve që u bënë për të administruar situatën e pandemisë. Mund të jenë në procese gjyqësore një pjesë apo janë lënë në rrjedhje të lirë, mirë do jetë të anulohen, që të çlirohen ata njerëz që kanë marra masa administrative”.

Të fundit

Kevin dhe Ana Ejupi forcojnë lidhjen, marrin hapin e rëndësishëm pas ‘BBVK’

Pas përfundimit të BBVK3, dyshja Ana dhe Kevin Ejupi po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel....

Publikohen detajet e Eurovision Song Contest 2025, çmimet e biletave deri në 370 euro

Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka njoftuar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel. Ata njoftuan se finalja e madhe do të mund...

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të punës, prapë ka shtetas shqiptarë...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV