Berisha zbulon se si Trump do t’i heqë “non-gratën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se te administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, do të lobojë për të hequr ‘non gratën’ e vendosur nga DASH.

Komentet Berisha i bëri në emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, ku tha se te administrata e Presidentit Joe Biden nuk ka lobuar, për arsye se kishte zgjedhur rrugën gjyqësore me sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken.

Ai shtoi se është i bindur se në Departamentin e Shtetit ka zero fakte kundër tij, në procesin e shpalljes non grata.

Me këtë administratë vendimi im ka qenë të mos loboj. E kam hedhur në gjyq sekretarin e Shtetit për shpifje dhe e kam ftuar të vijë në sallën e gjyqit dhe të faktojë ato që ka thënë. Me administratën e re do të loboj.

Do të loboja edhe sikur të mos ishte Trump President, mjaftonte të mos ishte ky ministër. Edhe në administratën e shkuar unë i njihja shumicën e tyre, kisha drekuar me ta. Unë jam i bindur 100 % se ka zero fakte ndaj meje.

E them këtë, e them nga ata që kanë administruar dosjet e non gratave në DASH. Tani do loboj, ose do ndjek procedurat, sepse i kam rrugët e hapura. Ndaj Blinken zgjodha gjykatën. Nuk shkonte që edhe të shkoja në gjykatë edhe të loboja”, tha Berisha./     S,M

Të fundit

Pranvera sjell turistët/ Saranda plot me të huaj, vizitojnë bregdetin shqiptar

Me ardhjen e pranverës po shtohet numri i turistëve të huaj në Sarandë Të rinjë, nga Europa dhe jo vetëm...

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër! Përplasen tre automjete, një person i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme...

Përmirësohet shëndeti i Papës

Vatikani tha se Ati i Shenjtë po i përgjigjet mirë trajtimit për pneumoninë e dyfishtë dhe ka treguar një përmirësin gradual, të lehtë ditët...

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë! Sa nga grupi parlamentar rrezikojnë

Njësoj si Ledion Liço i cili hap zarfet në Big Brodher, drejtuesit politik të PS përpara Edi Ramës dhe Taulant Ballës drejtues politik për...

Nxiu imazhin e Shqipërisë në mediat greke, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës

Kësaj manie të pashpjegueshme të Berishës për të ulur imazhin e vendit nëpër botë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke ironizuar kreu e...

Lajme të tjera

Web TV