Burgu i Spaçit/ Ekspozohen foto dhe dëshmi nga ish-të dënuar: Dhimbjen deri në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-të dënuarit e burgut të Spaçit përkujtohen me dëshmitë e atyre që sot janë gjallë duke rrëfyer torturat e viteve të komunizmit. Autoriteti i Dosjeve zhvilloi një ekspozitë me foto, video dhe libra të mbushur me rrëfime nga burgu famëkeq.

“Kam bërë 14 vjet burg 13 prej tyre në burgun e Spaçit, e kam prekur dhimbjen deri në gërmën e fundit, kërkoj të duam veten se askush nuk na do më shumë” tha një ish i dënuar.

“Kemi kaluar shumë vuajtje aty, shumë dhimbje”, tha një tjetër.

Dorian Zanaliu përmes fotove solli portretet që nuk kanë nevojë për fjalë që të dëshmojnë vuajtjet e të ish-dënuarve.

“Dëshmitë e tyre janë si skenarë filmi, më dha një emocion bërja e këtyre fotografive, janë njerëz që sërish buzëqeshin pas atyre që kanë kaluar”, tha Dorian Zanaliu.

Faktet historike, dokumentet dhe dëshmitë e ish-të burgosurve tanimë janë edhe online në spaç.al, platformë e krijuar për herë të parë nga Autoriteti i Dosjeve.

“E reja e kësaj është se ne kemi krijuar dhe një faqe online për të njohur historitë e tyre si dhe fakte dhe dokumente rreth asaj periudhë”, nënvizoi Gentjana Sula.

Në këtë aktivitet në Qendrën e Artit ‘Agimi’, u prezantuan dy botime “50 vjet nga revolta në burgun e Spaçit” si dhe “dielli lind në Spaç’ me dëshmi dhe ngjarje të rëndësishme Spaçin./e.t

Të fundit

Termi Ilir/ E panjohura, gjurmë të etnonimit “Albani” nëpër shekuj

ILIR CENOLLARI/ 1. Etnonimi Albani shfaqet në shekullin e II të erës sonë (Ptolemeu i Aleksandrisë) ndërsa nga shekulli XI...

Angelina Jolie e ka të vështirë t’u besojë meshkujve pas përvojës me Brad Pitt

Divorci i Angelina Jolie nga Brad Pitt mund të ketë përfunduar, por aktorja e njohur nuk ka ndërmend të hyjë në një lidhje të...

Ish-mesfushori i Juventusit ndërron jetë në moshën 32-vjeçare

Në gusht 2014 ai nënshkroi për Juventusin, por u huazua menjëherë te Granada përpara se të transferohej te Cadiz. Mesfushori Nico Hidalgo është ndarë nga jeta në...

Lloji i makaronave më i konsumuar në botë, ja përse të gjithë i duan

Nëse ka një ushqim që bashkon njerëzit në mbarë globin, ato janë makaronat. Midis të gjitha llojeve të ndryshme të tyre ku mund të...

Shtatë dobitë fizike dhe shpirtërore të agjërimit gjatë Ramazanit

Agjërimi gjatë muajit të bekuar të Ramazanit sjell më vete shumë dobi. Ndër to po ju rendisim shtatë: “NATA E KADRIT ËSHTË MË E MIRË...

Lajme të tjera

Web TV