Rama njoftoi mbylljen për 1 vit, reagon TikTok: Do kërkojmë sqarime nga qeveria shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur për një vit TikTok-un solli reagim të platformës në mediat ndërkombëtare, të cilat i bënë jehonë kësaj mase të deklaruar nga kryeministri Edi Rama.

Agjencia e lajmeve Reuters citon platformën, e cila përmes zëdhënësit të saj është shprehur se kërkon “sqarime urgjente” nga qeveria shqiptare.

“Ne nuk gjetëm asnjë provë që autori ose viktima të kishin llogari në TikTok dhe raportimet e shumta kanë konfirmuar në fakt se videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”, tha kompania.

Të njëjtin reagim TikTok e ka dhënë edhe për mediat e tjera ndërkombëtare si BBC, The Guardian apo Al Jazeera.

BBC shkruan se bllokimi i TikTok vjen pas një muaji nga vrasja e nxënësit 14-vjeçar në një shkollë në Tiranë, e cila i kishte fillesat në një konflikt që nisi në rrjetet sociale. Vrasja ndezi një debat në Shqipëri mes prindërve, psikologëve dhe institucioneve arsimore për ndikimin që kanë rrjetet sociale tek të rinjtë.

Britanikja The Guardian citon deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë që thotë se kjo masë do të jetë për një vit, ndërsa ka fajësuar mediat sociale dhe TikTok në veçanti, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollës.

Ndërkaq në artikullin e saj britanikja The Guardian citon deputeten e opozitës Ina Zhupa që e cilëson këtë një vendim diktatorial dhe akt të rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë.

TikTok është tashmë i ndaluar në Indi, i cili ishte një nga tregjet më të mëdha të kësaj platforme. Është gjithashtu i bllokuar në Iran, Nepal, Afganistan dhe Somali.

TikTok po lufton gjithashtu kundër një ligji të miratuar nga Kongresi Amerikan, i cili do ta ndalojë aplikacionin nga 19 Janari, nëse nuk shitet nga ByteDance, kompania e saj mëmë kineze.

Lexo edhe :  “Kollos kundër narkodiktaturës!”/ Berisha elozhe Metës e Salianjit për qëndrimin në qeli

Disa vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Belgjikën, kanë vendosur kufizime në përdorimin e mediave sociale për fëmijët. Australia miratoi në Nëntor një ndalim të plotë të mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç./K.B

Të fundit

Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok

Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance i cili përdoret thuajse nga çdo moshë. Megjithatë...

Festival golash në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid mposht me “poker” Sevillan

Real Madrid ka festuar para tifozëve të vet në mënyrën më të mirë të mundshme suksesin në Kupën Interkontinentale, pasi ka mundur me shifrat...

Ikona që rizgjoi Shqipërinë, disfatat dhe rikthimi i Parashqevi Simakut

Një video rastësore apo jo e publikuar nga një televizion amerikan ku shfaqej një nga ikonat e muzikës shqiptare të viteve ’80 Parashqevi Simaku,...

“Është kolegia ime…”/ Banori i BBV 4 në proces divorci: Kam një vajzë të vogël

Banori i “Big Brother VIP 4”, Aldo, ka vendosur që në ditën e parë të qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të...

Shenjat e horoskopit që nuk bëjnë kompromis me të vërtetën!

Nëse ka një gjë për të cilën nuk mund të dyshoni për dikë, kjo është e vërteta e tyre! Disa shenja, pra, njihen për...

Lajme të tjera

Web TV