Real Madrid ka festuar para tifozëve të vet në mënyrën më të mirë të mundshme suksesin në Kupën Interkontinentale, pasi ka mundur me shifrat 4-2 Sevillan në kampionat.
Skuadra e Ancelottit dominoi duelin dhe falë aftësive të lojtarëve që ka në repartin e avancuar, bëri diferencën në këtë duel. Mbaappe. Valverde dhe Rodrygo i dhanë avantazhin e trefishtë në pejesën e parë, ndërsa Romero shkurtoi diferencën para pushimit të ndeshjes.
Brahim Diaz çoi në katër numrin e golave për skuadrën e tij, teksa më pas ishte Lukebakio i cili ngushtoi diferencën në rezultatin përfundimtar 4-2. Kjo fitore çon Realin në vendin e dytë në rendijte, me një pikë më pak se Atletico kryesues./ D.C