Një hakmarrje ndaj qytetarëve që e kanë braktisur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Rreth 100 protestues të PD bllokuan sot pasdite pesë rrethrrotullime në Tiranë për të krijuar kaos në qarkullimin rrugor. Në këtë aspekt, Berisha pati sukses: Tirana ishte e paralizuar për disa orë, ndërsa hyrja në kryeqytet u bllokua thuajse deri në Sukth.

Sali Berisha ka gjetur një mënyrë për t’u hakmarrë ndaj qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët e kanë braktisur. Meqenëse ata nuk mbështesin thirrjet e tij për mosbindje civile, nuk i shkojnë në protesta dhe e kanë reduktuar në një grup të vogël prej 100 vetash, ai ka vendosur t’i provokojë duke bllokuar qarkullimin rrugor.

Rreth 100 protestues të PD bllokuan sot pasdite pesë rrethrrotullime në Tiranë për të krijuar kaos në qarkullimin rrugor. Në këtë aspekt, Berisha pati sukses: Tirana ishte e paralizuar për disa orë, ndërsa hyrja në kryeqytet u bllokua thuajse deri në Sukth.

Nuk kemi të bëjmë me një protestë popullore, por me një protestë kundër popullit. Nuk kemi të bëjmë me një revoltë qytetare kundër pushtetit, por me një revoltë të një politikani të falimentuar kundër qytetarëve.

Dhe në fund, nuk kemi të bëjmë me ndonjë zemërim popullor ndaj pushtetit, por me një zemërim qytetar ndaj bllokuesve të rrugës që këta i quajnë protestues.

Sali Berisha ka të gjithë të drejtën të urrejë popullin shqiptar. Ai e ka lënë atë në pakicë prej vitesh dhe me shumë gjasa, ashtu do ta lërë deri në fund. Ai nuk ka më arsye të respektojë popullin shqiptar apo problemet e tyre. Ka vendosur të hakmerret dhe po e bën këtë me sukses, duke u përpjekur t’ua nxijë jetën disa orë në ditë, sa herë që ai vendos ta bëjë këtë.

Lexo edhe :  S’ka vend si shtëpia e prindërve për të rinjtë kosovarë

Policia ka detyrën të respektojë lirinë e opozitës për të protestuar, por gjithashtu duhet të mbrojë të drejtën e qytetarëve për të lëvizur lirshëm. Paralajmërimet për ndjekje penale janë punë e drejtësisë, por detyra e policisë është të mbajë rrugët e hapura në çdo kryqëzim. Qindra policët që dalin në kryqëzime duhet të krijojnë korridore sigurie për lëvizjen e automjeteve. Nëse ndaj tyre ushtrohet dhunë, atëherë ata duhet të përgjigjen proporcionalisht për të garantuar lirinë e lëvizjes. Pas kësaj, Berisha le të vazhdojë protestat e tij.

Policia e një vendi demokratik e ka detyrën e vështirë pikërisht sepse duhet të respektojë dy liri: atë të qytetarëve, që në këtë rast janë shumica, dhe atë të opozitës, që në këtë rast përfaqësohet nga 100 mercenarët e Berishës që duan të protestojnë, por jo të bllokojnë qytetarët.

Kjo nuk është protestë. Këto janë akte dhune kundër qytetarëve, të cilët e kanë izoluar Sali Berishën. Qytetarët e Tiranës duhet të mbrohen nga policia, njësoj siç mbrohet e drejta e opozitës për të protestuar.

Pafuqia e Sali Berishës për të organizuar protesta normale nuk është problemi i qytetarëve të Tiranës. Paradite ai publikon foto të protestave masive në Serbi me mbi 100 mijë vetë në shesh dhe në mbrëmje del me 100 njerëz në kryqëzime. Të gjithë e dimë që është simpatizant i Serbisë, si dhëndër i saj, por kjo nuk mjafton. Për të bërë protesta, duhet që ta duan dhe shqiptarët, ashtu siç ai do serbët/   S,M

Të fundit

‘Jam grua e martuar’, Rozana Radi flet për herë të parë për partnerin e saj

Rozana Radi, një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, ka mbajtur gjithmonë jetën e saj private shumë të rezervuar. Megjithatë,...

Viti i Maks Velos/ Bardhyli: Do rikthejmë veprat e tij

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Leximit, Alda Bardhyli, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se viti që sapo kemi hyrë...

Dëme kolosale/ Të burgosurit angazhohen në shuarjen e zjarreve në Los Angeles

Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur. Departamenti i Korrigjimeve dhe...

Virozat e stinës/ Mjekja: Situata në terren shqetësuese!

Mjekja pediatre Valbona Shahinaj, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se jemi në kohë viroze. Shahinaj theksoi se situata në...

Trump konsideron Groenlandën si “domosdoshmëri absolute”, Danimarka propozon bisedime

Danimarka i ka dërguar një mesazh privat ekipit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke shprehur gatishmërinë për të diskutuar mbi rritjen...

Lajme të tjera

Web TV