Efektet anësore në organizëm nëse konsumoni çdo ditë ëmbëlsira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëmbëlsirat kanë një efekt ngushëllues dhe plotësues për shumë njerëz që kur janë të stresuar duan të hanë patjetër diçka të ëmbël.

Megjithatë, stresi i përditshëm dhe rrjedhimisht kjo mënyrë e të ngrënit janë të dëmshme për shëndetin.

Ëmbëlsirat janë një delikatesë prej së cilës ndoshta nuk mund të heqim dorë plotësisht, megjithatë ka njerëz që i hanë ato çdo ditë.

se futesh në këtë kategori dashamirësish të ëmbëlsirave, atëherë duhet të mësosh çfarë ndodh në trupin tënd si pasojë e këtij zakoni të ëmbël.

Shtimi në peshë

 

Ëmbëlsirat janë plot e për plot me kalori.

Një kek i thjeshtë me djathë mund të ofrojë 830 kalori, të cilat nëse konsumohen çdo ditë me ritme të tilla do të kenë ndikim negativ në peshën tuaj trupore.

Në vija të trasha, sa më shumë ëmbëlsira të hani, aq më të prirur do të jeni të bëheni obezë.

Sëmundjet e zemrës

Pjesa dërrmuese e ëmbëlsirave është e mbushur me yndyrna të ngopura që bllokojnë arteriet.

Sipas ekspertëv vetëm 10 përqind e kalorive ditore duhet të vijë nga yndyrnat e ngopura.

Ngrënia e tepruar e këtyre yndyrnave (po, ëmbëlsirat kanë yndyrna) rrit rrezikun e kolesterolit të lartë dhe rrjedhimisht nxit shfaqjen sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru

Mbipesha dhe sëmundjet e zemrës janë një binom i rrezikshëm për shëndetin që i hap rrugën problemeve të tjera më të rrezikshme në të ardhmen e afërt dhe të largët.

Nëse jeni të bindur që dëshironi të hani ëmbëlsira çdo ditë, të paktën sigurohuni që ato të përfshijnë fruta të freskëta.

Në këtë mënyrë, ju mund të merrni doza më të larta të vitaminave A dhe C por edhe antioksidantëve.

Lexo edhe :  Pse nuk duhet t’i qëroni frutat dhe perimet

Zgjidhni gjithashtu të ëmbla që kanë më pak kalori dhe në racione sa më të vogla, të mjaftueshme për të shuar nepsin./K.K

Të fundit

Fevziu bllokohet në trafik në Tiranë-Elbasan: Radha 4.7 kilometra, kështu është cdo ditë!

Rruga Tirane-Elbasan-Librazhd eshte kthyer ne nje makth per trafikun nderkohe qe diten e sotme, ne radhet e gjata te...

83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë

Zbatimi i ligjit që detyron ndërtuesit të dhurojnë 3% të çdo objekti të ri me sipërfaqe mbi 2 mijë metra katror, ka bërë që...

Ç’mund të presim nga IA në vitin 2025?

Çfarë mund të presim nga Inteligjenca Artificiale gjeneruese në vitin 2025? OpenAI dhe Google kanë shpalosur produktet më të reja, shkruan The Economist 12 ditët...

Zgjedhjet 2025/ Rama: PS do të ketë fitoren më të thellë të të gjithë garave

Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Rama tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se...

“Jam i qetë dhe…”, Rama komenton rastin e Veliajt: Të jesh nën hetim nuk të bën fajtor

Në Shqipëri, pavarësisht se hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë përfshirë zyrtarë të niveleve të larta dhe përfaqësuesë po ashtu të lartë të Partisë...

Lajme të tjera

Web TV