Last Updated on 28/12/2024 by adminfjala
Vlora është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj. Për festat e fundvitit qyteti bregdetar mbetet i preferuari për vizitorët e huaj.
Turistë nga Spanja, Ukraina, por edhe Itali kanë preferuar të festojnë në Shqipëri, pikërisht në Vlorë ditët e fundit të 2024.
Duke e cilësuar si vend që të ofron shumë mundësi për t’u argëtuar. Turistët që vijnë për herë të parë kanë rrëfyer se janë mahnitur dhe se nuk e përjashtojnë mundësinë që ta vizitojnë Shqipërinë sërish. Ndërsa disa të tjerë kanë zgjedhur që të udhëtojnë me biçikletë për të shijuar edhe pamjet që të ofron Vlora. Vlora mbetet një destinacion i preferuar jo vetën gjatë verës, por edhe në periudha të tjera të vitit./K.K