Shpenzime të ulëta për festa, shumica më pak se 100 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atmosfera e festave të fundvitit shoqërohet me shpenzime, të cilat shkojnë për dhurata, ushqime, udhëtime etj. Por një sondazh i Monitor, me 504 persona përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim) me kampion rastësor dhe nuk përbën gjetje shkencore evidentoi se shumica do të shpenzojnë jo më shumë se 100 euro për të gjithë shpenzimet e festave.

Rezultatet e sondazhit treguan se 142 persona ose 28.2%, do të shpenzojë 50-100 euro, 27% do të shpenzojnë 100-200 euro, rreth 20% kanë programuar 200-500 euro dhe një pakicë 11 për qind pohuan se do të shpenzojnë më shumë se 500 euro.

Një pjesë 13.9 për qind pohuan se do të shpenzojnë më pak se 50 euro.

Më së shumti shpenzimet do të përqendrohen për ushqimet e darkës tradicionale dhe dhurata. 62 për qind e të anketuarave pohuan se ndjehen të limituar financiarisht për shpenzimet që kërkon festa.

Shumica e shpenzimeve shkojnë për ushqim dhe pije

Të dhënat e sondazhit tregojnë se pjesa ma e madhe e shpenzimeve të shqiptarëve do të kanalizohen për ushqime dhe pije. 62 % e të anketuarave ose 314 persona pohuan se shpenzimet më të mëdha gjatë ndërrimit të viteve do të jenë për ushqime dhe për pije. Shumica e tyre pohuan se rritja e kostos së jetës ka qenë një sfidë e madhe për vitin e që shkoi.

Një kategori tjetër, 22 për qind pohuan se shpenzimet më të mëdha do të jenë për dhurata, një pjesë tjetër 9.7% pohuan se shpenzimet kryesore gjatë ndërrimit të viteve ishin për udhëtim dhe akomodim. Një pjesë tjetër 4.6 për qind pohuan se shpenzimet më të mëdha do të bëheshin për aktivitetet sociale (p.sh., festa, evente) etj.

Lexo edhe :  Flutura Açka i kërkon Spiropalit: Nderoni dhe Fan Nolin

62% të limituar në shpenzimet festive

Anketa tregoi se shumica, 62 % ndjehen të limituar për shpenzimet që kërkon festa e fund vitit. Një pjesë tjetër gati një e katërta pohuan se ndjehen në një masë të limituar për shpenzime dhe vetëm 18% pohuan se gjenden në vështirësi për shpenzimet e festës.

30 % nuk planifikojnë dhurata, shumica jo më shumë se 50 euro

Një pjesë e madhe e të anketuarve 30 për qind pohuan se nuk do të bëjnë asnjë dhuratë për fund vit dhe 17% pohuan se nuk ishin të sigurt. Pak më shumë se gjysma 53% pohuan se do të bëjnë dhurata.

Shumica e të anketuarve 52 % pohuan se do të bëjnë dhurata nga 20-50 euro, 20% pohuan se do të bëjnë dhurata 50 deri në 100 euro, 20 për qind më pak se 50 euro dhe vetëm 8% do të bëjnë dhurata me shumë se 100 euro.

Shumica, më shumë se 56% pohuan se nuk kanë shpenzuar për dekorime këtë vit dhe vetëm 43 për qind kishin blerë.

Aktiviteti kryesor i fetës për 93% mbetet darka tradicionalë. /Monitor/K.B

 

Të fundit

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Vrasja e 38-vjeçarit që dogji Kuranin/ Arrestohen 5 persona

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vrasja e një aktivisti anti-islamik vetëm disa orë përpara se një vendim gjyqi do të duhej të enjten...

Lajme të tjera

Web TV