Rama: Llumi do pastrohet më 11 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se më 11 maj shqiptarët do të tregojnë me votë se janë me zhvillimin, me projektet që e çojnë vendin përpara dhe me ndryshimet reale që po ndodhin në çdo sektor, duke refuzuar llumin politik që kërkon t’i mbajë peng me baltë, shpifje dhe retorikë boshet

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat në rrjetet sociale, ku ka dhënë një mesazh të fortë për zgjedhjet e 11 majit. Në një koment ndaj kritikëve, ai është shprehur se “llumi po pastrohet dhe do të pastrohet edhe më shumë më 11 maj”, duke nënkuptuar se procesi politik dhe ndryshimet në vend do të vijojnë pavarësisht sulmeve nga kundërshtarët.  Ky qëndrim i fortë vjen ndërsa na ndajnë 100 ditë nga zgjedhjet dhe pas fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030, ku theksoi se Partia Socialiste është forca që po drejton vendin drejt zhvillimit të qëndrueshëm.  Rama u shpreh se Shqipëria është në një proces të pakthyeshëm ndryshimi dhe se, pavarësisht kritikave apo përpjekjeve për ta ndalur, vendi po ecën përpara. Ai i dha një rëndësi të veçantë rolit të rinisë në këtë proces, duke theksuar se ata do të jenë forca që do të refuzojë “kënetën dhe bufin e stërplakur”, një referencë e qartë për kundërshtarët politikë.  “Nga sot, 100 ditë do t’i bëjnë të rinjtë dhe të rejat ta refuzojnë kënetën dhe bufin e stërplakur, dhe të gjitha bretkosat politike dhe mediatike. Ata do i bashkohen trenit të PS në 11 maj, nga Tirana, lokomotiva jonë, që sa më shumë tentojnë ta ndalojnë duke i hedhur baltë, aq më shumë do të jenë të shkelur me votë”, u shpreh ai.  Pas fjalimit ditën e shtunë, ai ka vijuar replikat me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka mbrojtur reformat dhe zhvillimin e vendit. Një komentues e akuzoi se manipulon opinionin publik dhe e krahasoi me Enver Hoxhën, por Rama u përgjigj duke thënë se transformimi i Shqipërisë është real dhe se askush nuk ka vdekur për bukë që nga koha e Skënderbeut.  Duke sjellë shembuj nga zhvillimi i turizmit në zona si Thethi, ai theksoi se shumë emigrantë po kthehen dhe po investojnë në vendin e tyre, duke krijuar mundësi të reja ekonomike.  Ai u ndal edhe te imazhi i Shqipërisë, duke iu përgjigjur atyre që e shohin vendin si të prapambetur. “Shqipëri apo bëhet, të gjitha ndryshimet janë reale, faktet janë atje ku janë një e punës, ku janë sipërmarrjet, ku është jeta e përditshme që nuk duhet nga kanalet dhe portalet e llumit, se ka edhe llum. Ka akoma, po dhe llumi po pastrohet, do të pastrohet edhe më shumë më 11 maj”, përfundoi ai.  Mesazhi i Ramës është një sinjal i qartë se PS do të vijojë fushatën me ton të fortë dhe se zgjedhjet e 11 majit do të jenë një betejë për të treguar se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt 2030-s.

Të fundit

Barcelona triumfon në transfertën e Sevillas dhe futet sërish në garën për LaLigën

Barcelona ka mposhtur Seviljan në transfertë me shifrat 4-1. I zakonshmi Lewandowski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në...

Barazpeshë në “Maradona Stadium”, Napoli ngec ndaj Udineses dhe nuk arrin të shkëputet

Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Udineses. Sfida pati vlerë për javën e 24-të të Seria A dhe Napoli humbi mundësinë për...

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani janë numëruar 23.5% e votave,...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Lajme të tjera

Web TV