Gabimi i Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR  AJAZI

Justifikimi se “po na shkërrmoqin partinë, po shkatërrojnë opozitarizmin”, bëri që Sali Berisha ti rikthehej edhe njëherë kryetarllëkut të partisë. Ai nisi betejën pa kthim ndaj njeriut që e kishte provuar dhe stërprovuar nga koha e KOP-it, e bëri ministër e ç’nuk e bëri, dhe pastaj kryetar PD. Pastaj na doli se Lulzimi nuk ishte më “AS”, por “njeriu i zi i aleancave me Edi Ramën”. Beteja e Berishës, dihet se si nisi dhe bitisi. Kushdo në PD, mendonte se “Berisha është shpëtimtari, Luli na ishte zagari, ushtari, mercenari”. Partia nisi të ikte kuturru, baza e saj u përça, nderkombëtarët nisën distancimin. Kjo për faktin sepse në PD, u ririkthye me metodat e tij bajraktariste Berisha, por tani edhe “non-grata”. Ai kishte dhe ka hartuar një skenar të mirëfilltë, të cilin e zbatoi atëhere, dhe po e zbaton vazhdimin edhe sot. Në atë parti, anëtarësia e përgjumur po zgjohet, kurse oponentët e Doktorit po shtohen. Rikthimi ishte dhe mbetet gabimi më fatal i Sali Berishës. Le ti mbronte interesat e tij si të donte, por jo të rikthehej. Le të emëronte madje edhe Argitën kryetare partie, por jo të rikthehej. Rikthimi dihet se kishte pasoja për atë parti. Sot pas 34 vitesh nga krijimi i PD, ajo parti ka mbetur me ata njerëz, me ata ithtarë, e pahapur, e paemancipuar, e pademokratizuar, ku liria e mendimit dhe veprimit  brënda saj shtypet, njëlloj sikur të ishte 1995-1996, apo dhe më tej. Berisha gaboi, dhe për këtë është konshient, por nuk e lë egoja e tij, apo dhe interesi personal ta pranojë. Humbja e 11 Majit, do ti kthejë atij gjysmën e partisë së mbetur kundër. Ata që sot ngrihen dhe flasin (edhe pse deri dje nuk u dëgjohej zëri) e bëjnë për interesin e tyre, për emrin në listë. Sapo Berisha të publikojë listën, ata ikin, japin ndonjë deklaratë shtypi duke e akuzuar  atë për “frymë represive brënda partisë”, dhe shohin jetën. Partia Demokratike, mbetet parti e kryetarit, parti interesash klanore dhe farefisnore. Largimi i Berishës në 2013, dhe afrimi i Lul Bashës, dukej sikur do të sillte një “gjoja frymë të re” në atë parti. Por rezultoi se as zgjedhja e Berishës (Lul Basha) dhe aq më keq akoma, as rikthimi i ish-liderit në postin e kryetarit pas 10 vitesh, nuk mundën ta ringrinin fuqishëm  partinë e Idealeve të Dhjetorit 1990. Ajo parti tanimë i ngjet një banese të vjetër, e cila ka gjithçka  brënda  saj të amortizuar. Servilët e Berishës nuk rreshtin së thëni se “ai shpëtoi opozitarizmin, ai shpëtoi partinë, vetëm ai na kthen ne në pushtet”, etj….Ata janë shkatërruesit realë të asaj partie. Të pangopur në pasuri miliona euroshe, ata i bëjnë “temena” Berishës derisa ai, ti shërbejë xhepave të tyre. Fushata e zgjedhjeve të 11 Majit, do të tregojë haptazi para shqiptarëve, mungesën e afrimit edhe të militantëve rreth PD-së së Berishës. Shqipëria  dhe shqiptarët e 2025, janë  më europianistë në mentalitet, ndaj mendoj se rikthimi i Berishës ishte gabimi më i rëndë politik i tij. Ai thjesht u rikthye, për të qëndruar gjatë në opozitë.

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi në përfaqësi diplomatike, votuan 73% e të regjistruarve

Më shumë se 73% e diasporës së Kosovës, e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, ka ushtruar të...

Kaos përpara startit të derbit Partizani-Tirana, në “Arenën e Demave”, ndërhyn policia

Një situatë kaotike ka ndodhur përpara startit të derbit të kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, i pari që zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”. Përpara...

Anija e sekuestruar me 670 tonë naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), ka arrestuar një inspektor policie dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi nxorën naftë nga anija...

Fallciteti i PD

Nga ARTUR AJAZI Janë fallco edhe në Parlament, edhe në protesta. Janë fallco në selinë e partisë edhe në takime me votuesit, kur kthehen  pas...

Vota e diasporës/ Nis takimi i Sali Berishës me shqiptarët në Romë

Ka nisur takimi i kreut të PD Sali Berisha me shqiptarë të cilët jetojnë në Romë. Berisha është pritur me ovacione nga demokratët. Takimi ka nisur...

Lajme të tjera

Web TV