Rekord dhe gola, Kolo Muani menjëherë vendimtar te Juventusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menjëherë titullar dhe menjëherë vendimtar. Pas golit në sfidën e tij debutuese, Randal Kolo Muani konfirmohet edhe njëherë si përforcimi perfekt i merkatos së janarit pasi gjen sërish rrugën e rrjetës dhe ketë herë futet menjëherë në historinë bardhezi.

Kolo Muani shënoi një dopietë ndaj Empolit duke kthyer i vetëm rezultatin pas golit të De Shiljos që vendosi në vështirësi Juventusin. Kolo Muani fillimisht shënoi një gol pas një dueli fizik të fituar me mbrojtjen kundërshtare e më pas devijoi me fat një goditje të Ueah me topin që përfundoi në rrjetë. 2 ndeshje 3 gola.

Si ai, në historinë e Juventusit ka arritur të bëjë vetëm një tjetër lojtarë. Bëhet fjalë për Karlos Tevezin i cili ka shënuar në të dyja ndeshjet e tij të para me “Zonjën e Vjetër” në vitin 2013. Megjithatë, në debutimin e tij në shtëpi në Serinë A, Kolo Muani shënon një dopietë. Ky është një rekord absolut nga ana e tij duke qenë së askush më parë te Juventusi nuk kishte shënuar dopietë në sfidën e tij debutuese në Torino. Kolo Muani është kthyer menjëherë vendimtar nën urdhrat e Tiago Motës duke ulur madje në stol edhe Dushan Vlahoviçin që shihej si një lojtar i pazëvendësueshëm pak kohë më parë.

Pas sfidës, sulmuesi francez nuk kishte si të mos shfaqej i lumtur. Golat e tij përmbysën sfidën delikate ndaj Empolit, duke hequr më pas edhe presionin nga Juventusi. Ai u shpreh se është shumë i lumtur me shokët e skuadrës, duke iu referuar këtu mbi të gjitha Kenan Jildizit, i cili ishte pranë tij gjatë intervistës për mediat.

“Jemi të lumtur bashkë. Donim të fitonim përballë tifozëve tanë. Jemi të lumtur dhe objektivi jonë është që të vazhdojmë të fitojmë”, u shpreh fillimisht Kolo Muani për DAZN.

Lexo edhe :  Europiani U-21 në Shqipëri dhe Serbi, mësohen grupet kualifikuese! Kosova gjen Spanjën

“Është diçka e jashtëzakonshme dhe shumë e bukur të jesh këtu. Kemi fituar dhe tashmë duhet që të vazhdojmë të festojmë për këtë triumf. Jildiz është një lojtar i madh dhe shumë teknik. Është i ri, por është bukur që të luash bashkë me të”, tha ndër të tjera Kolo Muani, i cili u shpall gjithashtu edhe lojtari i ndeshjes në triumfin 4-1 kundër Empolit.

Kolo Muani u afrua pak javë më parë në formë huazimi nga PSG-ja, por duket sikur është përshtatur menjëherë me ambientin në Torino./k.k

Të fundit

Sideremia, vlerat normale të hekurit, mungesa dhe simptomat

Hekuri është një mineral që i duhet organizmit tonë për të funksionuar si duhet: -Një ndërtues themelor për hemoglobinën, një...

Revolucioni i Sirisë varet në balancë. Perëndimi duhet të heqë sanksionet tani

Simon Tisdall   Planet e Pentagonit të pazbuluara më parë për tërheqjen e 2,000 trupave amerikane nga Siria lindore morën vëmendje të pakët javën e kaluar,...

10 Shkurt 1962/ Amerikanët dhe sovjetikët, si i shkëmbyen spiunët mbi një urë gjermane

Nga Leonard Veizi   Historia e shkëmbimit të robërve të luftës, ka qenë një histori e përhershme. Por dhe historia e shkëmbimit të robërve në kohë...

Gjermani: Qindra mijëra vetë kundër ekstremizmit të djathtë

Lindita Arapi   Në shumë qytete në Gjermani u zhvilluan mitingje kundër ekstremizmit të djathtë dhe kundër bashkëpunimit me AfD të shtunën (08.02.). Në Mynih demonstrata...

Kosovë/ Numërohen 88 përqind e votave, si renditen partitë

Janë numëruar 88.04 përqind e votave në Kosovë. Sipas të dhënave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo 306 556 vota, e ndjekur...

Lajme të tjera

Web TV