Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja e rregullave të qarkullimit.

I ftuar në “Tirana Live”, ai ka theksuar se drejtuesit e automjeteve janë të pakujdesshëm, pasi nuk respektojnë sinjalistikën dhe përdorin alkoolin.

“Sigurisht që është një bilanc negativ që ndikon për sa i përket sigurisë rrugore, por duke ditur që është fundjave, sipas statistikave dhe evidencave të Policisë Rrugore dhe të INSTATIT, zakonisht aksidentet ndodhin në fundjavë, ditën e shtunë dhe të diel. Arsyeja është se është fundi i ditëve të punës, edhe njerëzit e ndjejnë veten pak më të lirë dhe disa përdorues rruge duke përdorur lokalet dhe pijet alkoolike, janë më të shkujdesur ndaj rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më tej, eksperti shtoi se përveç gjobës, duhen marrë masa masa administrative për shkelësit që nuk respektojnë rregullat.

“Duhen parë disa norma të sjelljes, si për shembull te parakalimet e gabuara. Për shembull, masat administrative që merr policia, është 10 deri në 30 mijë lekë të vjetra. Kjo është një normë sjellje që krijon pasoja të rënda për jetën e qytetarëve, nëse një drejtues automjeti parakalon në mënyrë të gabuar, ose për shembull qarkullon mbi normat e lejuara të shpejtësisë. Parakalimet e gabuara, ose ecjet indietro ose mosmbajtja e krahut në kthesë janë disa lloj kundravajtjesh, të cilat patjetër për një kategori të caktuar drejtues mjetesh, sidomos moshat e reja, duhet dhe masa administrative përveç gjobës”./   kb

Të fundit

Ministri i Kurtit përfundon në pranga, dyshohet për sulm

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe biri i tij Fuat Damka kanë përfunduar në prangat e...

E buzëqeshur dhe plot stil, Parashqevi Simaku e ftuar VIP në Javën e Modës në New York

Parashqevi Simaku ishte e ftuar VIP në Javën e Modës në New York. Në disa foto të publikuara në internet Simaku shfaqet e veshur...

Tirana renditet e 5-ta në Europë me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve

Për periudhën 2021-2023, Tirana rezulton se pozicionohet ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në Europë. Në Europë,...

E hëna nis me diell, nga e marta deri të premten reshje shiu/ Ja si pritet të jetë moti

Dita e hënë nis me mot të qëndrueshëm, duke pasur intervale të gjata me diell. Meterologu Hakil Osmani thotë se nga dita e martë e...

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Reagon Vuçiç pas fitores së shpallur nga Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lista Serbe ka siguruar të dhjetë mandatet e...

Lajme të tjera

Web TV