Last Updated on 03/02/2025 by adminfjala
Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj.
Sipas tij, PD nuk ka arritur ndonjëherë sukses përmes tubimeve dhe kjo protestë mund të jetë një përpjekje për të testuar ndryshimet në arenën ndërkombëtare pas zgjedhjes së Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.
“PD me primaret ka bërë një lëvizje të mirë, por premtimi për lista të hapura mbeti bosh. Kërkesa për qeveri teknike ishte më shumë për mobilizimin e protestuesve, por nuk ka më kuptim tani që zgjedhjet janë afër. Me protestat, ndoshta po testojnë ndryshimet në rrafshin ndërkombëtar dhe po kërkojnë të shohin reagimin,” u shpreh Zogaj.
Ai shtoi se protestat nuk duhen parë negativisht për sa kohë që nuk janë të dhunshme, por theksoi se PD nuk ka fituar asgjë me to. “Partia Demokratike ka pasur rezultate kur është paraqitur si një parti shtet-bërëse,” përfundoi ai./kb