Ngjela: “Berisha vuan nga skllavëria e pushtetit, Rama do të mbetet në krye”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, Avokati Spartak Ngjela nuk e vë në dyshim fitoren e të majtës, e jo për meritë të qeverisë, sesa për dështim të opozitës pa ide, programe dhe me liderë të “pazhvilluar” siç i quan ai. Madje e cilëson si paradoksale që partia më e madhe në vend të kërkojë të fitojë zgjedhjet me liderin e saj të shpallur ‘non grata’ nga SHBA-të.

Kurse për përzgjedhjen e deputetëve në lista për zgjedhje, Ngjela shprehet se “i zgjedhin si kryetarë çetash”.

Deputetët i zgjedhin si kryetarë çetash, si në mesjetë, nuk dinë, se liderët janë të pazhvilluar, nuk njohin demokracinë. Bëjnë gabime logjike dhe të arsyes jo si antishqiptarë, por të arsyes së kohës, që vjen nga nacionalizmi në demokraci. Liderët punojnë për vete. A nuk punoi Enver Hoxha për veten aq vite? Nuk ishte antishqiptar, por ishte skllav i pushtetit të tij, por ajo e dëmtoi se do ishte figurë e madhe e historisë. Por ajo njihet se është dëshira absolute për pushtet, ajo i çon diktatorët në krime”, shprehet ai.

Analizën e thellon më tej me shpresën se intelektualizmi do marrë pushtetin dhe do krijohet një frymë e re edhe në Shqipëri, ashtu si në Kosovë.

Tani ne presim që intelektualizmi të marrë pushtetin. Dhe lëvizjet në Kosovë pyesim a do krijojnë frymë në Shqipëri. Të shikojmë a do ketë reaksion zinxhir të ngritjes së intelektit në botën shqiptare. Por janë edhe dy shtete, çfarë do bëhet me këto dy shtete, do ecin në praktikën e UÇK-së dhe krijimit të Kosovës (Maqedonia dhe Mali i Zi). Sado të jetë vonesa, drejt shqiptarizmit do ecin gjërat në të ardhmen”, thotë Ngjela.

Lexo edhe :  “Jam mësuar me lëkundjet!”/20-vjeçarja shqiptare nuk largohet nga ishulli i Santorinit

Dhe për zgjedhjet e 11 Majit mendimi është i prerë dhe i qartë: Kjo opozitë nuk mund të vijë në pushtet në këtë gjendje!

Ju i keni sondazhet. Ju lutem, m’i kanë thënë edhe të huajt, shkojnë drejt të majtës dhe Ramës. Dhe është faji i opozitës, jo i këtyre të tjerëve. Po nuk pati intelektualë dhe liderë… I ka 20-30% PD-ja, por s’ka lider. Pse mendoni ju se mund të ketë ndonjëherë kryeministër që është ‘non grata’ në Amerikë?!

A do heqë dorë Saliu nga këto? Ai e tha edhe vetë, luftova për veten e jo për partinë. Mori fund, shpalli sëmundjen ai, sëmundja e skllavit të pushtetit. Idetë i sjell opozita, jo pushteti. Opozita këtu nuk them se fle gjumë, por është e dehur.

Nga dehen? Edhe ajri i pastër të deh, të çon te pushteti absolut i liderit. Çdo lëvizje politike e opozitës që kërkon pushtet absolut është e djegur”, përfundon avokati mendimin e tij./    S,M

Të fundit

Trump flet me Putin, presidenti amerikan: T’i japim fund luftës sa më parë

Presidenti amerikan konfirmon telefonatën me presidentin rus. Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë më Putin...

Mjekët japin alarmin: Paracetamoli, sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza të larta të paracetamolit qetësues...

Rexhep Qosja voton dhe jep një mesazh: Demokracia ndërtohet me kurajo

Shkrimtari i njohur, Rexhep Qosja sot ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. “Duke u mbështetur në shpatullat e së ardhmes ndjej peshën e përgjegjësisë...

G Bani pranon se e goditi Gjestin: Jam mësuar të më preket imazhi

I tronditur nga situata dhe vendimi i Vëllait të Madh, G Bani dha një intervistë për “Fan Club”, disa minuta pas përjashtimit nga “BIg...

Plani tronditës i Trump për Lindjen e Mesme tërheq investitorët ndërkombëtarë

Tronditje historike e Lindjes së Mesme po fillon të tërheqë investitorët ndërkombëtarë, duke ‘u ngrohur’ nga perspektiva e paqes relative dhe rimëkëmbjes ekonomike pas...

Lajme të tjera

Web TV