Raporti i BB-së: Shqipëria po rritet, por varfëria nuk po ulet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka Botërore përllogarit se në vitin 2023, të ardhurat për frymë në Shqipëri ishin 8,575 dollarë.

Të ardhurat mesatare ditore për një person në vendin tonë ishin 23.5 USD në ditë, një vlerë e përafërt me standardin e prosperitetit 25 USD në ditë të përcaktuar nga BB si një vlerë mesatare globale të jetesës dinjitoze.

Me uljen e popullsisë me të dhënat e Cens 2023 dhe me rritjen ekonomike rreth 4% më 2024 të ardhurat mestarë ditore të shqiptarëve e kalojnë standardin e prosperitetit, por nga ana tjetër, po sipas të dhënave nga Banka Botërore, vendi ynë gjithashtu ka nivelin më të madh të varfërisë në Rajon.

Sipas rishikimeve të fundit Banka Botërore numri i personave me të ardhurave 6.7 USD në ditë (varfëria relative) do të jetë në më shumë se 20 për qind të popullsisë së vendit me 2024.

Arritja e standardeve të prosperitetit në njërën anë dhe nga ana tjetër një e pesta e popullsisë në varfëri tregojnë pabarazinë e lartë ekonomike të vendit.

Teksa ekonomia po rritet, ajo nuk shpërndahet në mënyrë të drejtë. Të pasurit pasurohen më tej dhe të varfrit varfërohen më tej.

Banka Botërore përcaktoi standardin e prosperitetit (25 USD në ditë) me qëllim që të rrisë ndjeshmërinë ndaj çështjeve të shpërndarjes së rritjes ekonomike.

Shtetet do të duhet të evidentojnë përqindjen e popullsisë që jeton poshtë këtij hendeku për të aplikuar më pas politikat e rishpërndarjes së drejtë.

Banka ndjek prosperitetin e përbashkët duke monitoruar rritjen e të ardhurave mesatare në 40 për qind të popullsisë me të ardhura të ulëta. Standardi prosperiteti i vendosur në 25 dollarë në ditë (rregulluar për dallimet në barazinë e fuqisë blerëse midis vendeve) përkufizohet si faktori mesatar me të cilin të ardhurat duhen shumëzuar për të sjellë në të gjithë botën standardin e prosperitetit. Psh për një person të ardhurat e të cilit janë 2,50 dollarë në ditë, ato duhet të 10 fishohen për të arritur standardin e prosperitetit.

Lexo edhe :  Kredia për turizmin, në nivel rekord, arriti në 12.8 miliard lekë në vitin 2024

Banka Botërore thekson se Shqipëria ka një potencial të pashfrytëzuar të kapitalit njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin.

Vendi përballet me sfida, si p.sh migrimi, pasiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve. Vetëm mbyllja e boshllëqeve gjinore në punësim mund të çojë në rritje të PBB-së për frymë me 12 për qind në afat të gjatë.

Mosshfrytëzimi i individëve të arsimuar po pengon gjithashtu rritjen e produktivitetit dhe kthimet nga investimet në arsim që ka bërë vendi, duke siguruar rritje të qëndrueshme./ Monitor/   S,M

Të fundit

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca,...

Presidenti Trump nënshkruan një plan për tarifa reciproke ndaj vendeve partnere

Presidenti Donald Trump prezantoi të enjten planin e tij për të rritur tarifat e Shteteve të Bashkuara në përputhje me normat që vendet e...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një person qëllon në drejtim të Policisë

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në Tiranë. Një person ka qëlluar në drejtim të efektivëve të Policisë, pasi këta të fundit ishin...

Ngjela i bindur/ “Sa të jetë non grata, PD nuk vjen në pushtet!”

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas tij nuk do të sjellë...

Sondazhi i Piepolit për qarkun Tiranë, PS drejt 19 deputetëve, ‘Shqipëria Bëhet’

Në Frontline, Instituti italian i sondazheve Piepoli solli sondazhin paraelektoral për qarqet Tiranë dhe Durrës. Sa i përket Tiranës, llogaritur vetëm votat e atyre që...

Lajme të tjera

Web TV