Shën Valentini po afron!Shenjat e Horoskopit që dita e të dashuruarve do t’i gjejë beqarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e Shën Valentinit po afron, çiftet po përgatiten të mbushin rrjetet sociale me histori dashurie dhe foto me çokollata në formë zemre.

Por nga ana tjerët ka edhe beqarë. Me zgjedhje apo sipas rrethanave, këto tre shenja të zodiakut me siguri do të bëjnë një festë solo këtë vit.

Ujori

Ujori nuk është kundër dashurisë, por le të jemi të sinqertë: nëse i duhet të zgjedhë mes një darke romantike me qirinj dhe një diskutimi magjepsës për të ardhmen e njerëzimit, do të zgjedhë këtë të fundit. Ai është aq i pavarur dhe i zhytur në mendimet e tij, saqë nëse nuk i kujtoni se çfarë dite është, ai ka të ngjarë ta harrojë plotësisht.

Shigjetari

Shigjetari është beqar sepse… kështu i ka ardhur puna! Ai është njeriu që dëshiron ta jetojë jetën e tij të lirë, pa angazhime dhe detyrime. Nëse ka ndodhur së fundmi të jetë ndarë, do ta shohë si një mundësi për aventura të reja, ndërsa nëse ka kohë që është vetëm, thjesht po shijon rrugëtimin e jetës. Për Shigjetarin, Dita e Shën Valentinit është si një festë tjetër komerciale që nuk ka shumë kuptim.

Virgjëresha

Nëse ka një shenjë që me të vërtetë nuk e ka problem të jetë vetëm në 14 shkurt, ajo është Virgjëresha. Virgjëresha nuk do të bëjë dramë, nuk do të ankohet, thjesht do të vazhdojë jetën e tij sikur të mos ketë asgjë të keqe. Në fund të fundit, për të lejuar dikë në jetën e vetë, personi tjetër duhet të plotësojë disa kritere (tepër strikte), ndaj fakti që është beqar ndoshta do të thotë se thjesht askush nuk i ka kaluar testet/k.k

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV