6 Shkurt 1943/ Musolini shkarkon dhëndrin e tij, Ciano, nga posti i Ministrit të Jashtëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disfatave poshtëruese të Italisë në Greqi dhe Afrikën Veriore, Ciano propozoi një marrëveshje paqeje me aleatët. Musolini e konsideroi këtë qasje disfatiste, dhe e shkarkoi menjëherë bashkëshortin e vajzës së tij nga posti i Ministrit të Jashtëm, duke e marrë vetë atë funksion. Ciano u bë ambasador i Italisë në Vatikan, derikur ai së bashku me anëtarët e tjerë të Këshillit të Madh Fashist e rrëzuan Musolinin nga pushteti në korrikun e vitit 1943.

Musolini nuk ia fali kurrë këtë akt dhëndrit të tij. Ciano u largua nga Roma për në veri të vendit, kur qeveria e re e përkohshme nisi përgatitjen e akuzave kundër tij për tradhëti. Ai u arrestua dhe u burgos për disa muaj, teksa u ekzekutua më 11 janar 1944 me urdhër të vjehrrit të tij. Musolini, ngriti përkohësisht në veri një qeveri kukull nën kontrollin e plotë të gjermanëve.

Gian Galeazzo Ciano ishte një diplomat dhe politikan. U lind në Livorno, Itali, në vitin 1903. Ai ishte djali i Costanzo Ciano dhe gruas së tij Carolina Pini; babai i tij ishte një admiral dhe hero i Luftës së Parë Botërore në Marinën Mbretërore Italiane (për të cilin shërbim ai ishte dhënë titullin aristokratik Konti nga Victor Emmanuel III). Plaku Ciano, i mbiquajtur Ganascia (“Nofulla”), ishte një anëtar themelues i Partisë Nacional Fashiste dhe riorganizues i marinës tregtare italiane në vitet 1920.

Bab e bir morën pjesë të dy në Marshimin e Musolinit në Romë në 1922. Galeazzo Ciano mori pjesë në Luftën Italo-Etiopiane (1935–‘36) dhe pas kthimit të tij u emërua Ministër i Jashtëm. Pas një sërë humbjesh të Boshtit në Luftën e Dytë Botërore, Ciano filloi të nxiste largimin e Italisë nga Boshti dhe si rezultat u shkarkua nga posti i tij. Më pas ai shërbeu si ambasador në Vatikan. Në korrik 1943, ishte ndër anëtarët e Këshillit të Madh të Fashizmit që detyroi dëbimin dhe arrestimin e mëpasshëm të Musolinit. Kërkoi të ikë në Gjermani, por u arrestua dhe iu dorëzua regjimit të ri të Musolinit me qendër në Salo, Republika Sociale Italiane. Nën presionin gjerman, Musolini urdhëroi vdekjen e Cianos dhe në janar 1944 ai u ekzekutua. Ciano dhe la pas një ditar që është përdorur si burim nga disa historianë, duke përfshirë William Shirer në “Ngritja dhe rënia e Rajhut të Tretë” dhe në dokumentarin-dramë katër-orëshe të HBO-së, “Musolini dhe unë”.

Lexo edhe :  “Ishuj në qiell”, projekti i guximshëm që do të transformojë Dubain

Kalendari

6 Shkurt 1900 – Në Hagë të Holandës, ngrihet Gjykata e Përhershme Ndërkombëtare e Arbitrazhit, teksa senati holandez ratifikon një dekret të Konferencës së Paqes së vitit 1899.

6 Shkurt 1922 – Në Uashington, nënshkruhet Marrëveshja Detare e Uashingtonit, që kufizonte armatimin detar të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Japonisë, Francës dhe Italisë.

6 Shkurt 1934 – Mbështetësit e disa partive të së djathtës ekstreme, mblidhen përpara pallatit Bourbon në një tentativë grushti kundër Republikës së Tretë Franceze, duke krijuar një krizë politike në Francë.

6 Shkurt 1952 – Elizabeta II, bëhet zyrtarisht Mbretëreshë e Mbretërisë së Bashkuar dhe zotërimeve të tjera të Komonuelthit, pas vdekjes së babait të saj, Xhorxhi VI.

6 Shkurt 1989 – Në Poloni nisin bisedimet mes Partisë Komuniste dhe sindikatave të ndryshme në vend, duke shënuar kështu fillimin e përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore.

6 Shkurt 2000 – Lufta e Dytë e Çeçenisë:Rusia pushton kryeqytetin Grozni, duke e detyruar të mërgojë qeverinë separatiste çeçene.

Të fundit

Dëbora mbulon Shkodrën, disa fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi...

“Politikat e qeverisë kanë dështuar”, Meta: Shqipëria ka nevojë për ndryshim urgjent

Në një postim të tij në Facebook, ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur kritikën e tij për modelin aktual të ekonomisë shqiptare, duke e konsideruar...

“Prisnim për tu bërë tre”, Rozana Radi përlot banoret me letrën dedikuar bashkëshortit

Në prag të Shën Valentinit, banorët i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës. Letra e Rozana Radi për bashkëshortin e saj, e ndjerë...

Letra e vitit 1704 që parashikon se kur do të përfundojë bota

Isaac Newton, një shkencëtar i famshëm i njohur për formulimin e ligjeve të lëvizjes dhe gravitetit, parashikoi se bota siç e njohim do të përfundojë...

Apple dhe Google rikthejnë TikTok, amerikanët mund ta shkarkojnë sërish aplikacionin

“Google Play” ka njoftuar se ka rikthyer TikTok në ‘dyqanin’ e tij të aplikacioneve në SHBA të enjten, pas premtimeve nga Presidenti Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV