Dieta shumëngjyrëshe që ju ndihmon për të forcuar imunitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që sezoni i gripit dhe i ftohjes vazhdon, është mirë të dihet se ajo çfarë hani ndihmon sistemin imunitar të luftojë kollën, teshtimat apo rrufën. Edhe pse nuk ka ndonjë ushqim apo dietë specifike që mund të parandalojë gripin apo ftohjen, duke konsumuar ushqime të pasura në lëndë ushqyese mund të forconi sistemin imunitar.

Sistemi imunitar ka nevojë për të gjitha lëndët ushqyese që të funksionojë normalisht. Këtu përfshihen vitaminat, mineralet, yndyrat, karbohidratet, proteinat dhe fitonutrientët.

Për të marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit, mendojeni dietën si një ylber. Ashtu si ylberi që ka 7 ngjyra, ja cilat janë disa ushqime shumëngjyrëshe që mund të forcojnë sitemin imunitar.

Ushqimet në ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë janë të pasura kryesisht me vitaminë C

Vitamina C njihet si një ndër vitaminat kryesore që forcon sistemin imunitar. Çdo produkt ushqimor në ngjyrë të portokall dhe të verdhë është i pasur kryesisht me vitaminë C. Disa nga ushqimet më të pasura në vitaminë C janë: qitrot (portokalli, mandarina, grejpfruti), karota, luleshtrydhet, kivi, specat e kuq gogozhare, domatet, lulelakra etj. E mira e këtyre ushqimeve është se zakonisht konsumohen ashtu siç janë, pa pasur nevojë që të zihen apo skuqen, duke mos humbur kështu vlerat ushqyese.

Jeshillëqet përmbajnë shumë lëndë ushqyese

Çdo ushqim që është i pasur në vitaminë D, si jeshillëqet për shembull, ndihmojnë sistemin imunitar. Studime të ndryshme kanë treguar se kjo vitaminë luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar.

Ka disa perime të familjes së lulelakrës, si brokoli, kalë, lakra, arugula, lakra e Brukselit etj, të cilat janë të pasura në shumë lëndë ushqyese, si vitaminat C, E dhe K, karotenoide, folate dhe minerale – të gjitha këto lëndë ushqyese që forcojnë sistemin imunitar.

Lexo edhe :  Avokado jeshile apo të zeza? Ja cila rekomandohet më shumë

Ushqimet në ngjyrë blu dhe vjollcë duhet të jenë patjetër pjesë e dietës

Edhe pse me një madhësi shumë të vogël, ushqimet në ngjyrë vjollcë, si kumbullat, fiqtë, hurmat arabe, janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese.

Si të freskëta ashtu edhe të thata këto fruta kanë në përmbajtje të lartë lëndë ushqyese, fibra, antioksidues dhe folate./k.k/Psikologjia

Të fundit

Kanellë me dioksid squfuri në Shqipëri/ BE jep alarmin: Është e rrezikshme

Në vendin tonë është tregtuar kanell me të dioksidit të squfurit. Disa nga problemet shëndetësore që mund të shkaktojë dioksidi...

Berisha thirrje Ramës: Mos guxo të bësh protestë tjetër se do kundërpërgjigjemi

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar protestën e dy ditëve më parë para SPAK dhe GJKKO në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Gjithçka që çdo shenjë horoskopi dëshiron për Shën Valentin 2025

Dashi: Një takim plot aksion, ndoshta duke bërë skydiving ose duke drejtuar një makinë me shpejtësi – asgjë më romantike sesa t’i bësh zemrën...

Pse Berisha paraqitej në SPAK me makinë private dhe nuk shoqërohej nga Policia?

Ditët e fundit duket se SPAK dhe GJKKO po veprojnë me dy standarde sa i takon personave që thirren aty. Të gjithë e kemi...

A ka ndryshuar qëndrimi për drejtësinë e re? Berisha: Vlerësoj çdo punonjës të SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar qëndrimin e tij ndaj institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se nuk po mbështet SPAK-un, por Kushtetutën...

Lajme të tjera

Web TV