Luan Baçi flet për protestën e 8 shkurtit: Vendosin qytetarët, aksione në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka dhënë disa detaje mbi protestën e opozitës më 8 shkurt, duke e cilësuar atë si një manifestim me një “format të ri” dhe në dorë të qytetarëve. Ai nuk zbuloi strategjinë e plotë të organizimit, por theksoi se opozita është në një fazë të mosbindjes civile dhe aksioneve në terren. Protesta do të mbahet të shtunën në orën 17:00 dhe sipas Baçit, do të jetë një tjetër mjet i fuqishëm për të çuar përpara kërkesat e opozitës.

Sa i përket votës së diasporës, deputeti demokrat akuzoi Partinë Socialiste se po pengon këtë proces, ndërsa PD-ja, sipas tij, është e angazhuar për ta realizuar në mënyrë të plotë. Ai kërkoi që emigrantët të mund të votojnë edhe me dokumente të shteteve të BE-së, SHBA-së apo Britanisë, duke denoncuar përpjekjet e mazhorancës për të vendosur pengesa, përfshirë çështjen e kartave dhe pasaportave të skaduara.

Sipas Baçit, qëllimi i opozitës është të sigurojë të drejtën e votës për të gjithë emigrantët pa përjashtim, ndërsa ai akuzoi PS-në për tentativa të qëllimshme për të dështuar këtë proces. PD-ja, sipas tij, do të vijojë të insistojë që vota e diasporës të realizohet 100%./kb

Të fundit

Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë

 Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme, kurse dosja i...

Berisha në arrest shtëpie shkoi në SPAK me makinën e tij/ Xoxa u shoqërua nga policia

Të gjithë e kemi parë live se, kur Sali Berisha ishte në arrest shtëpie paraqitej në SPAK me Benz-in e tij privat dhe i...

Asnjë nga partitë në Kosovë nuk i ka votat për të krijuar e vetme qeverinë pas zgjedhjeve

Nga rezultati preliminar i zgjedhjeve të nëntë shkurtit, asnjë prej partive nuk do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Sipas përllogaritjeve, Lëvizja Vetëvendosje do...

Ulen interesat e kredive/ Vendimet e politikës monetare po japin efektet e pritshme

Ulet interesi i kredive për bizneset por edhe për qytetarët.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  lehtësimi i politikës monetare ka dhënë efekte ...

SPAK-u, SKAP-i, apo SKRAP-i i partisë, kë do zgjedhë Sali Berisha?

Ditët e fundit ai ka nisur një kthesë të pabesueshme, ku pretendon të na bindë se kur akuzonte SPAK, e kishte fjalën për disa...

Lajme të tjera

Web TV