Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të ndodhë e njëjta gjë në Shqipëri?

Sizmiologu Edmond Dushi nga Instituti i Gjeoshkencave pohon se ndryshe nga sa po ndodh në ishullin në Egje përfshirë nga një grup tërmetesh me magnitudë mbi mesataren specialistët thonë se Shqipëria është në kushtet e një aktiviteti sizmik normal.

Lëkundje toke që mund të ndjehen pak pranë qendrës së goditjes më të shprehura janë në veri të vendit.

“Nuk është se tërmetet e Santorinit na impaktojnë ne në territorin shqiptar. Jo për shkak të distancës, por dhe natyrës që ata kanë. Por natyrisht i gjithë rajoni është aktiv dhe territori i Shqipërisë është aktiv vazhdimisht. Ka një intensitet mikrotërmetesh. Dhe kjo na bën të mendojmë se i gjithë rajoni është në një lëvizje tektonike. Si aktiviteti në territorin e Shqipërisë dhe ai në Santorini është pasojë e kësaj lëvizje dhe jo ndikim i drejtpërdrejtë nga njëri tjetri.

Kemi një numër pllakash tektonike në këtë rajon që ndërthuren me njëra -tjetrën. Konkretisht flasim për pllakën Afrikane në harkun e Egjeut, një hark ishullor vullkanik është dukuri e shprehur nën futja e saj në pllakën Euroaziaktike dhe këtu bëhet fjalë për aktivitetin në Santorini. Sa i përket aktivitetit në territorin e tjera përfshirë Shqipërinë që ka akumulim normal dhe mikropllaka e Adrias është e lidhur ngushtë më lëvizjen e pllakës Afrikane dhe lëvizjeve të tjera qe ndodhin.

Zonat më të spikatura janë dhe në veri, Pukë, midis Pukës dhe Fushë Arrëzit, Kukës, Kosovë, Maqedoni, pjesa verilindore dhe lindore ka pas aktivitet të shprehur, më pak pjesa perëndimore. Nuk përbën shqetësim. Flasim për tërmete të vegjël nën 3 të shkallës rihter.

Lexo edhe :  Ethet e listave në PD/ Harrohen primaret, në fund vendos Berisha

Mikrotërmete që ose ndjehen shumë pak ose nuk mund të ndjehen në zona të caktuara”, tha ai./    S,M

Të fundit

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën...

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, takon përfaqësuesit e drejtësisë në Tiranë

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë ka zhvilluar sot takime me përfaqësuesit nga...

Rikthimi në Kuvend, Topalli: Koha më ka dhënë të drejtë. S’kam ikur nga rruga e duhur

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD, foli për zhvillimet politike në vend, situatën në...

Elbasani mirëpret ‘Ditën e Verës’ me koncert, qindra qytetarë në shesh për të festuar

Elbasan ka mirëpritur mbrëmjen e sotme (13 shkurt) ‘Ditën e Verës’ me një koncert që është organizuar në sheshin kryesor të qytetit. Qindra qytetarë janë mbledhur në...

Ish-bosi i mafias franceze qëllohet për vdekje në autostradë

Një ish-bos i mafias vdiq sot pasi u qëllua në makinën e tij në mes të një autostrade pranë qytetit francez, Grenoble, thanë sot...

Lajme të tjera

Web TV