“Je njësoj si Berisha dhe Meta”, Rama “nervozohet” me komentuesit: Je emër problematik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dje një komentuesi, sipas të cilit arritjet në fushën e turizmit nuk ishin merita e qeverisë, por e Zotit që kishte krijuar këtë vend të bekuar, duke e cilësuar kreun e qeverisë njësoj si Berishën dhe Metën. Në rubrikën “Sy me sy” në Facebook, Rama tha se qeveria socialiste përmbysi imazhin e keq të vendit dhe bëri që mediat botërore të flisnin për Shqipërinë si destinacion turistik.

“Nuk është merita jote që të vinë më shumë turistë, është merita e Zotit që na ka fal një vend të bukur e të bekuar, por është për të ardhur keq që nuk kemi ditur të zgjedhim njerëzit e duhur për të na drejtuar, se edhe ti njësoj me Berishën dhe me Metën je. Nuk ke asnjë ndryshim, prandaj më mirë rri rehat sa të kesh pushtet se inshallah të vjen dhe ty radha siç ju erdhi atyre të luftosh në gjykata e burgje”, i shkruante komentuesi Sali Kurra në Facebook, kryeministrit.

“Merita e Zotit! D.m.th ftesa për Shqipërinë si vend nderi i panairit global të Berlinit për turizmin! Çudi e madhe! Punët tona të mira janë të Zotit, ndërsa kur bie shi edhe në tre orë sa në 3 muaj, dhe kur ndodhin përmbytje si kudo në Europë është faji im, është faji i qeverisë.

Lind pyetja: Po pse kur na e fali Zoti këtë vend të bukur e të bekuar kur erdha unë në qeveri, apo kur Zoti bëri botën dhe vuri shqiptarët këtu? Me që jemi njësoj, pse nuk vinin turistët edhe përpara se të vinte PS në qeveri.

Meqë detet, lumenjtë malet aty ishin pse nuk na zinte njeri në gojë për këto bukuri, por vetëm për plehrat dhe gjithë të zezat. Dhe kush e përmbysi këtë histori të marrëdhënies së botës me ne dhe i bëri mediat e botës që të flasin për Shqipërinë si destinacion turistik?

Lexo edhe :  Paralajmërimi!/Do të ketë arrestime të tjera para zgjedhjeve, e dinë dhe vetë politikanët

Zoti? Po pse u kujtua Zoti vetëm këto vite kur jemi ne në qeveri dhe jo më përpara kur qeverisnin ata që e bënë këtë vend zhele, katran me bojë në sytë e botës? Dhe që nuk ua hidhte sytë askush, fare”, u përgjigj kreu i qeverisë./     SM

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV