Procesi ndaj Veliajt, Rama: Një nënë me fëmijë 6 vjeç po mbahet në arrest shtëpie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar kritikat ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes se Erion Veliajt teksa u ndal edhe tek masa ndaj Ajola Xoxës.

Pjesë nga fjala e Ramës LIVE:

Rastin e Erionit unë e kam ndjekur për një sërë arsyesh, por ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz që u gjendën në situata, të denjë vetëm për letërsinë e Franc Kafkës. Gjykatësi ia hoqi kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës, duke lënë kryeqytetin pa drejtues përmes një vendimi pa gjyq.

Nisur nga një novelë e rrëzuar vjet në shkurt, autorët e veshur me pushtet të drejtësisë kanë bërë një roman me 400 faqe. Kanë arritur në pikën që nënën me fëmijë 6 vjeç ta mbyllin në arrest shtëpie, ndërkohë që babanë ia kanë çuar në burg. Jo vetëm sesi do shkojë ky fëmijë në shkollë, por edhe sesi do të ushqehet. Ndërkohë që kemi patur raste të trajtimit ndryshe, ku nëna mund të hetohej edhe në gjendje të lirë.

Rastet e këtij lloji ku trajtohen si kriminelë kryebashkiaku, e shoqja dhe fëmija 6 vjeç është e një peshe të atillë pa kuptuar se cilat janë krimet e provuara?!/   S,M

Të fundit

Ndarja nga jeta e Shaban Muratit/ Begaj: Dhimbje për mikun tim, la pas vepra të rralla

Ndarja nga jeta e diplomatit Shaban Murati në moshën 79-vjeçare ka tronditur jo vetëm familjarë, të njohur dhe miq...

Që do të ndodhë një gjë e madhe, do të ndodhë. Është llaf i sigurt!

Nga Mentor Kikia Së shpejti do të ketë arrestime të bujshme! Nga të gjithë analistët, që janë bërë të tillë pa shkelur një ditë në rrugën...

Dëbora mbulon Shkodrën, disa fshatra pa energji elektrike

Në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Edhe pse reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, qarkullimi në akset rrugore Hani i...

“Politikat e qeverisë kanë dështuar”, Meta: Shqipëria ka nevojë për ndryshim urgjent

Në një postim të tij në Facebook, ish-presidenti Ilir Meta ka shprehur kritikën e tij për modelin aktual të ekonomisë shqiptare, duke e konsideruar...

“Prisnim për tu bërë tre”, Rozana Radi përlot banoret me letrën dedikuar bashkëshortit

Në prag të Shën Valentinit, banorët i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës. Letra e Rozana Radi për bashkëshortin e saj, e ndjerë...

Lajme të tjera

Web TV