Një 51-vjeçar është plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.
Sipas të dhënave, shtetasi Albert Çobani, 51 vjeç, është paraqitur i plagosur në urgjencën e spitalit të Sarandës rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Mësohet se ai ka marrë një plagë të rëndë në zonën e mushkërisë së majtë si pasojë e goditjes me thikë.
Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, i plagosuri është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar./a.d
