Keni marramendje kur ngriheni në këmbë? Ja çfarë e shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Keni marramendje kur ngriheni papritmas. Edhe pse kjo gjendje është shumë e zakonshme dhe kryesisht e padëmshme, në disa situata do të ishte mirë që të shkoni te mjeku për të kontrolluar shkakun.

Sa e rrezikshme është marramendja?

 

Marramendja është e zakonshme dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kjo gjendje, e njohur në gjuhën mjekësore si hipotension ortostatik (postural), shkaktohet nga një ndryshim i shpejtë në pozicionin e trupit tuaj.

Ju mund të humbni ekuilibrin për shkak të një rënie të përkohshme të presionit të gjakut që redukton rrjedhën e gjakut dhe oksigjenit në tru. Errësira para syve shkakton ulje të qarkullimit të gjakut në retinë.

Dr. Stephen Juraschek, i Shkollës Mjekësore të Harvardit, thotë: “Kur njerëzit ngrihen në këmbë, rreth 300 deri në 800 centimetra kub gjak tërhiqen në këmbë, duke shkaktuar një rënie të përkohshme të presionit të gjakut. Rënia zbulohet nga arteriet dhe për këtë arsye shkakton një përgjigje të të gjithë trupit për ta stabilizuar atë”.

Kjo zakonisht nuk shkakton simptoma të dukshme, por mund t’ju duhet më shumë kohë për t’u stabilizuar nëse jeni të dehidratuar ose nuk ndiheni mirë.

Kur duhet të shqetësoheni

Megjithatë, gjendja mund të jetë problematike nëse e përjetoni rregullisht.

“Hipotensioni postural mund të jetë veçanërisht shqetësues nëse zgjat më shumë se tre minuta ndërsa jeni në këmbë. Më pas, edhe pse e rrallë, mund të jetë një shenjë e dëmtimit nervor, i cili ndikon në sistemin nervor autonom. Mund të nënkuptojë gjithashtu se keni një zemër të dobët. ritëm të ulët të sheqerit në gjak ose disa gjendje të tiroides“, thotë doktori./k.k

Të fundit

Dialogu me Serbinë, analistët: Çfarë e pret qeverinë e re?!

Pasi të formohet qeveria e re e Kosovës, përfaqësuesja për politike të jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha...

Shqipëria emeton Eurobondin 650 milionë € me interes 5% dhe periudhë maturimi 10 vite

Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro. Ky Eurobond...

Si reagon truri ndaj dashurisë, zbuloni faktet interesante

Dashuria është një koncept shumë dimensional dhe në një mënyrë ose tjetër mund të krijojë varësi. Por ndryshe nga varësitë e tjera, dashuria, ose të...

Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë

 Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme, kurse dosja i kaloi Prokurorisë Durrës- Dy raste të...

Berisha në arrest shtëpie shkoi në SPAK me makinën e tij/ Xoxa u shoqërua nga policia

Të gjithë e kemi parë live se, kur Sali Berisha ishte në arrest shtëpie paraqitej në SPAK me Benz-in e tij privat dhe i...

Lajme të tjera

Web TV